Thursday, September 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

2000 € ryshfet për lehtësuar masën e sigurisë, si u arrestua Prokurori Karriqi

by mapo.al
01/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e korrupsionit. Prokurori Edmond Karriqi, u arrestua në qytetin e Kavajës ku ndodhej përkohësisht.

Bashkë me të, kanë përfunduar në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit.



Në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë me inicialet, D.D dhe E.B., për të cilët SPAK-u nuk jep detaje për identitetin dhe për rolin e tyre.

ARRESTIMI
Prokurori Edmond Karriqi, i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në krye të Prokurorisë së Kukësit në vitin 2019 dhe i rikomanduar sërish më 26 mars të këtij viti, u bë gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Kavajës, ku ai ndodhej përkohësisht. Po në Kavajë janë arrestuar edhe tre personat e tjerë. Karriqi akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Pas arrestimit nga ana e Policisë, është ushtruar kontroll edhe në banesën e prokurorit në qytetin e Kukësit, për të cilën SPAK-u nuk jep detaje nëse ka pasur sekuestrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të Prokurorisë pranë SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj prokurorit një ditë më parë (30 qershor 2021), masë e cila është ekzekutuar po dje nga ana e Policisë së Shtetit.

“Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj Edmond Karriqi dhe Isuf Gega”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim është caktuar masa shtrënguese e “arrestit me burg” për tre personat e tjerë.

RYSHFETI
Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se përmes përfitimeve monetare kundrejt shumave të ndryshme, favorizonte personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Nëpërmjet përgjimeve të kryera nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është konstatuar se prokurori ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj një personi të arrestuar, duke kërkuar për të një masë më të lehtë sigurie se sa ajo e “Arrestit me burg”.

Në pranga ka përfunduar edhe shoferi i tij, Isuf Gega, i cili luante rolin e sekserit. SPAK thotë në njoftim se ndaj prokurorit Karriqi janë mbledhur fakte konkrete për ushtrimin e veprimtarisë së tij të paligjshme, për të cilat është lëshuar edhe urdhërarresti.

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paralajmëron se hetimet ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit janë paraprake në lidhje me këtë procedim penal dhe se ato janë në vazhdim e sipër.

Tags: arrestimiEdmond Karriqi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Koronavirusi në Kosovë – 19 të vdekur dhe 468 raste të reja

10 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orë, situata e pandemisë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In