Friday, July 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

21 janari – Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar, Rama refuzoi

by mapo.al
21/01/2021
in Aktualitet
0

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në “Çim Peka LIVE” se 21 Janari nuk ishte protestë e dhunshme, por përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha tha se ai kishte kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen, por ishte Edi Rama që refuzoi.

“Qëllimi i atyre protestuesve ishte të pushtonin kryeministrinë dhe kjo që them unë nuk është fantazi. Ata hapën derën e kryeministrisë me një makinë me forcë që dihet se kush e solli. Garda, siç është e ditur, nuk ka mjet mbrojtës tjetër, nuk ka shkop, nuk ka gaz, nuk ka spraj. Mjeti i vetëm mbrojtës i tyre kudo në botë është arma.

A qëlluan gardistët në kushtet ligjore apo jo, kjo është një çështje që është hetuar nga ekipi i Ina Ramës. Vetëm një gjë do ju kujtoj, është Sali Berisha që ka kërkuar hetim ndërkombëtar të ngjarjes. E kam kërkuar publikisht. U kam kërkuar përfaqësuesve të BE dhe SHBA që të hetohet paanësisht ngjarja.

Njeriu që ka kundërshtuar hetimin në mënyrë të prerë dhe kategorike përmes Ina Ramës, ka qenë Edi Rama. Partnerët më kanë thënë se nuk pranon prokuroria, pra nuk e pranon Edi Rama hetimin ndërkombëtar,” tha Berisha.

I pyetur nëse ka dhënë urdhër për gardën, Berisha përsëriti sërish se garda vepron sipas ligjeve.

“Është qëlluar qindra herë në ajër në pisha. Janë bërë rikosheta. Në zyrën time, por edhe në zyrat një kat më lart janë plumbat. Garda vepron sipas ligjeve dhe ai ligj nuk është miratuar nga mazhoranca ime.

Përpjekja apo grushti i shtetit ishte një akt tronditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe më gjerë. Këtu erdhën me urgjencë zyrtarë të nivelit të lartë të SHBA dhe BE, të OSBE dhe institucioneve të tjera. Nuk i dorëzova jo për hetim, por Edi Rama bëri një deklaratë me kërcënime ndaj gardës. Pasi asgjësoi zinxhirin e gardës me arrestime, po bënte gati të sulmonte sërish,” tha Berisha.

Tags: 21 janarihetim nderkombetarSali Berisha

JU SUGJEROJME

‘Thaçi në burg padrejtësisht’, Rama i bie me ‘grusht’ foltores, akuza ndaj Berishës
Aktualitet

‘Thaçi në burg padrejtësisht’, Rama i bie me ‘grusht’ foltores, akuza ndaj Berishës

21/07/2022
Kolegji i Posaçëm i Apelimit merr vendimin për fatin e gjyqtares, Etleva Deda
Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit merr vendimin për fatin e gjyqtares, Etleva Deda

21/07/2022
Festivali ndërkombëtar i filmit “Travel Fest Albania” çeli edicionin e parë, pjesëmarrje nga e gjithë bota
Aktualitet

Festivali ndërkombëtar i filmit “Travel Fest Albania” çeli edicionin e parë, pjesëmarrje nga e gjithë bota

20/07/2022
Rikthehet në funksion e-Albania
Aktualitet

Rikthehet në funksion e-Albania

20/07/2022
Next Post
Manastirliu: Tre skenaret për vaksinimin masiv të popullatës

Manastirliu: Tre skenaret për vaksinimin masiv të popullatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Hashim Thaçin me shokë
  • Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge
  • Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht
  • Qeveria dhe lëvizja Foltorja zhvillojnë të njëjtën luftë
  • “Konfirmohen denoncimet tona”, deklarata e Alibeajt pas sanksioneve britanike për politikanët shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In