Aktualitet

21 janari, Bushati: Ngjarje që na kanë nderuar, por edhe turpëruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 21/01/20 |
mapo.al

Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati më 21 janar kanë ndodhur ngjarje që na kanë nderuar, na kanë dhembur dhe na kanë turpëruar.


Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes është një ngjarje që na nderon, si dëshmi e maturisë politike.



14 vjet më parë në këtë datë është ndarë nga jeta Ibrahim Rrugova, i cili ndërkombëtarëzoi çështjen e Kosovës. Dhe nëntë vite më parë ngjarjet e 21 janarit 2011 për të cilën ish ministri thotë se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.


STATUSI I PLOTE I DITMIR BUSHATIT

21 Janarët!

I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas