Komandanti i Gardës së Republikës, shoferi i tij dhe shefi i IT në Kryeministri janë vënë nën akuzë dhe ndaluar sot, pasi Gjykata e Tiranës ka prerë tre urdhër arrestet me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Kërkesat për arrestimin janë kryer mbi bazën e ekspertizës së FBI-së të ardhur javën e kaluar në Tiranë.
Listën e atyre kryeson komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, pasi sipas Prokurores së Përgjithshme Ina Rama pistoleta e tij është përdorur për të qëlluar kundër protestuesve dhe një prej plumbave i ka marrë jetën Faik Myrtajt. Ndërkohë shoferi i tij Margarit Kume akuzohet për fshehje të së vërtetës, ai duket ka ndërruar tytën e pistoletës me atë të komandantit, ndërsa shefi i IT-se në Kryeministri Armando Kasaj është ndaluar pasi dyshohet se ka fshirë materialet që ndodheshin në serverin e kryeministrisë. Gjykata ka vlerësuar të ligjshme dhe profesionale ekspertizën e FBI-së dhe procedurat e ndjekura për marrjen e saj, por ka vendosur masën e sigurisë arrest shtepie në ruajtje me punonjës policie për tre personat e mesipërm deri në një vendim të dytë.
Rezultatet e ekspertizës u bënë të ditura në një konferencë shtypi nga kryeprokurorja Ina Rama që deklaroi: “Nga aktet e ekzaminimeve balistike te kryera, rezulton se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Nje nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj.”
Kryeprokurorja tha për mediat se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 janarit do të vijojnë, ndersa dha detaje rreth punes se deritanishme. ” Pas ngjarjes Prendi ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të shoferit, Margarit Kume dhe ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës që ekspertët të mos gjenin se gëzhojat janë gjetur nga arma e tij. Kjo është arsyeja se shtetasi Margarit Kume procedohet për krimin e pengimit të zbardhjes së të vërtetës.. Modifikimet e bëra prej Prendit nga arma e ngjarjes janë zbuluar nga ekspertët e FBI-së”, tha ajo.
Kryeprokurorja sqaroi se është zbuluar se më 21 janar të vitit 2011 ka patur ndërhyrje në sistemin kompjuterik të Kryeministrisë, duke fshirë të dhënat . Në momentin e ngjarjes, sipas Ramës kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë kryer filmime të cilësisë së lartë, por këto filmime nuk janë vënë në shërbim të prokurorisë. “Shefi i IT-së në Kryeministri Armando Kasaj, teknikisht ka kryer këto veprime duke penguar hetimin e së vërtetës dhe duke shpërdoruar detyrën”, tha Rama. Prokurorja Ina Rama vlerësoi se për Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume dhe shefin e IT-së Armando Kasaj, organi i akuzes kërkoi ‘arrest më burg’ për shkak të kryerjes së veprimeve të konsideruara me rrezikshmëri të lartë, por Gjykata e Tiranës dha masën ‘arrest shtëpie’.
Të tjera nga kjo temë:
Kërkohet imuniteti i tre deputetëve të PS
Ambasadori: Ekspertiza e FBI-së ofron një bazë solide për hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit
Berisha pezulloi nga detyra Komandantin e Gardës
Sa mire po dalin ne shesh karakteret kriminale te shqiptarve , qe marrin pozita nga pushteti . I tille eshte pseudo gjenerali , ose gjenerali berishjan Preni . Nuk pame nje gjeneral te sakte nga Berisha : Te tere hajdute , tradhetare dhe kriminele. Do te ishte shume e mirpritur nje liber i Astrit Patozit , me titull :"Gjeneralet e Berishes" . Tipi i shoferit servil , rrjedh qe nga koha e Enverit . Shoferet e qeveritarve te pa afte kane qene dhe mbeten kriminele . Illo
po keto jane dhe budallej a din me vjedh di a din me fsheh nuk di shkon dhe ndron tyten e pistoletes, shife sa i afte? haaaaa. po ti hidhe krejt
Lerini keto ate nuk e qelloi oficeri ate e qelloi nje pelumb qor qe beri rikoshete ,mund te ishin vrare shume por 4 fisheke shkuan duke bere rikoshete goditen ne mish ,per mbrojtjen e institucioneve ata qe e mbrojne qellojne ne ajer ose lart diku ka goditur dhe ka bere rikoshete ,ushtaret ose oficeret nuk qelluan direkt ne popull kjo do ishte cmenduri dhe vete ligji thote qe te qellohet ne ajer,le te vene ne amerike para shteise te bardhe dhe te qellojne policine dhe shikoheni se si do perfundjne gjerat ,ne kemi nje arti komuniste me mendesi dhe mafioze me veprim e cila sjell keto maskarallqe.