Policia greke ka goditur një grup trafiku droge që operonte nga Shqipëria në Greqi.
Grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe me pas e transportonte në Athinë.
Po i njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.
Gjatë operacionit policia ka arrestuar 21 shtetas në qytete të ndryshme të Greqisë, mes tyre edhe shqiptarë.
Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokaine, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Në operacione të mëparshme këtij grupi i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroine.