Aktualitet

21 vjeç, kush është e reja që synon të bëhet deputetja e parë shqiptare në Bundestag














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:43 - 22/07/21 |
mapo.al

Dafina Berisha, 21-vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman






Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo premton të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.


Studentja e drejtesisë thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17-vjeçare kur ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.







“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”- u shpreh ajo.



Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në gjithë Gjermaninë.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas