Aktualitet

21-vjeçarja në Tiranë denoncon të dashurin për marrëdhënie seksuale me dhunë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 06/08/20 |
mapo.al

Dhunon dhe abuzon seksualisht me të dashurën, pa dëshirën e saj, policia i vë prangat djalit të ri në Tiranë.


Vajza 21-vjeçare, e dashura e të arrestuarit ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Nr. 3. Në njoftimin për mediat, blutë e kryeqytetit bënë me dije se kanë arrestuar shtetasin me inicialet I. I., 24 vjeç.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bregu i Lumit”, e sipas bluve, i riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.


Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.



Etiketa: , ,

Pas