Aktualitet

22 milionë lekë një fotokopje, denoncimi i fortë i Murrizit. Reagon AKSHI





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 30/04/20 |
mapo.al

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë sot një denoncim të ashpër në Parlament, lidhur me shpenzimet e qeverisë, në këtë kohë të pandemisë. Murrizi, si fillim kërkoi transparencë, publikimin e emrave që kanë marrë ndihmë nga shteti.


Dhe duke u ndalur tek abuzimet, deputeti që është edhe nënkryetar Parlamenti, ka sjellë një shembull.


Ai tha se AKSHI, agjensia kryesore e qeverisë për teknologjinë e informacionit, këto ditë ka blerë një fotokopje 22 milionë lekë. Një shumë marramendëse, për një paisje të zakonshme.


Lidhur me këtë denoncim, gazeta Mapo, kontaktoi AKSHI-n, për një reagim.


Burime zyrtare thanë se nuk është një fotokopje por është shumatorja për njësi. Që do të thotë janë disa lloje kompjuterash, dhe shumatorja e tyre është 2 milion leke. Konkretisht, jane 11 lloje pajisjesh kompjuterike që kushtojnë 2 milion leke, jo thjesht 1 kompjuter.

Ky është tender me lote, marreveshje kuader, dhe kompanitë ofertojne për çdo lloj pajisje në veçanti, ndaj dhe ndahen veç e veç. E njëjta gjë me fotokopjet, me ups, me printera. Jane 3 lloje ups, shumatorja e ketyre 3 llojeve, është 60 mije leke.

 

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas