fbpx

Aktualitet

22 Nëntori/ Meta: Koha për referendum të ri!





               Publikuar në : 11:36 - 22/11/19 |
mapo.al

22 nëntori, është dita kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe pikërisht në këtë ditë, Presidenti i vendit, Ilir Meta bën thirrje për referendum të ri.


“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan ai në facebook.



Thirrjet e Metës në mbrojtje të Kushtetuës janë bërë të vazhdueshme që prej ditës kur Parlamenti vendosi ti “rrëmbejë” një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.


“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm në integritetin e vet, qëështë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura!

Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë! Është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret shpërndahet! Qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet! Presidenti, me një “impeachment” nga një parlament, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë“, deklaroi ai pak ditë më parë.



Pas