Aktualitet

22 vite nga bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 24/03/21 |
mapo.al

Sot mbushen 22 vite që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave të Serbisë që kishin nisur një fushatë spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.





Bombardimet kanë pasuar disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila është refuzuar nga Serbia.


Pasi nga Beogradi ishte pa një marrëveshje paqeje ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Holbrook i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se Slobodan Millosheviç kishte refuzuar edhe kërkesën e fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë. Kështu nisën sulmet ajrore të NATO-s për ta çliruar Kosovën.




Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ky i fundit mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme për të ndalur luftimet në Kosovë.


“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend të paqes”.


Më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës” e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviç dhe më 11 qershor forcat serbe fillojnë të lëshojnë territorin e Kosovës.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas