Aktualitet

22 vite nga rënia heroike e luftëtarit, Luan Haradinaj






               Publikuar në : 09:15 - 06/05/19 |
mapo.al

Si sot 22 vite më parë, Kosova humbi një prej luftëtarëve trima siç ishte Luan Haradinaj. Ai vdiq në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, në kufirin shqiptaro- shqiptar.


Me këtë rast do të bëhen homazhe te shtatorja e heroit Luan Haradinaj në Deçan dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa do të mbahet edhe nata finale e festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen”.

Beteja disa orësh me forcat serbe më 6 maj 1997, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramushin dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. /B.W/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas