Aktualitet

23 raste të reja me koronavirus, asnjë humbje jete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 21/07/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me koronavirus, nga 2516 testime të kryera. 7 raste të reja janë në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.






Sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa 11 qytetarë janë shëruar.


Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.





Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohuni 



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.



Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Lexo edhe :  Pandemia/ Asnjë viktimë në 24 orë, rritet numri i të infektuarve, rastet aktive

Përditësimi

Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 23 qytetarë, në këto bashki:

7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,516

Testime totale 865,474
Raste pozitive 132,763
Raste të shëruara 130,097
Raste Aktive 210
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 91
Elbasan 21
Durrës 21
Vlorë 18
Kukës 16
Shkodër 14
Lezhë 13
Fier 11
Korçë 4
Gjirokastër 1

54


Etiketa: ,

Pas