Një 23-vjeçar autik dhe i verbër ka fituar çmimin e parë të sezonit të 14-të të “America’s Got Talent”, duke u futur kështu në historinë e këtij konkursi talentesh.
“Ndihem shumë i emocionuar. Është e pabesueshme!”-u shpreh Kodi Lee, pasi mësoi se ishte fitues i çmimit 1 milion dollarë.
Lee këndoi në performancën finale “You Are The Reason”, përkrah këngëtares së njohur Leona Lewis. Ai u kthye në fenomen që në muajin maj, kur performoi për herë të parë këngën e Leon Russell, “A song for You”.