Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

23-vjeçarja me shenja të trup, eksperti: E sakrifikuan, për çfarë jam i bindur

by mapo.al
02/06/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Evgjeni Baxho është 23-vjeçarja që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë. Në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të frikshme u publikuan. Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe

Për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik dhe gazetaren Anila Hoxha, të ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ngjarja në fjalë jo vetëm që nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore por është e radhës në një seri vdekjesh të dyshimta në kryeqytet.



Siç ata u shprehën, hetuesit janë të painformuar për raste të tilla dhe për pasojë çështje të tilla mbyllen pa u shkuar deri në fund dhe pa ndëshkuar autorët.

Sa i përket simboleve që ishin vizatuar në trupin e Baxhos, Karamuça tregon: “Diagrama, nuk bënte përputhje me asnjë lloj simboli. Çdo ritual ka simbolet e veta. I njohin pak veta. Nëse do të ishte tatuazh boja do të ishte blu. Por ajo ishte e kuqe dhe në një sipërfaqe të madhe të trupit. E kuqja simbolizon gjakun. Mund të jetë edhe gjak…”

Eksperti është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi pasi nëse këto çështje vijojnë të mos hetohen deri në fund, shumë të rinj e të reja do të jenë në shënjestër të këtyre grupeve.

Sipas tij, në vendin tonë kanë penetruar persona që nëpërmjet sekteve apo ritualeve okulte, duke përfituar edhe nga mungesa e informacionit, po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Ervin Karamuça thekson se është e rëndësishme që shteti të marrë masa sa shifrat nuk janë ende të larta, dhe të ngrihen grupe ekspertësh për të luftuar këto raste që po marrin jetë njerëzish.

Ai thotë se kemi të bëjmë me disa vrasës serialë që përdorin praktika vetëflijimi dhe sakrifikimi. Duke u kthyer tek rasti i 23-vjeçares, ai thotë se ajo mund të jetë sakrifikuar nga një sekt apo grup i caktuar. Dhe sakrifikimi në këtë rast bëhet pa përdorur asnjë lloj arme apo mjeti tjetër.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar.”

Ndërsa, gazetarja Anila Hoxha që e ka ndjekur me interes rastin e Evgjenisë, thotë se ka folur me njerëz që e njihnin, të cilët kanë pohuar se e reja kishte nisur të izolohej.

“Evgjenia kishte lënë në mes studimet, kishte nisur një kurs për kompjuter. Kishte nisur izolimin. Një kamerier e kishte ftuar për kafe, e kishte pyetur pse po mungon dhe ajo i kishte thënë se ishte sëmurë. Po e telefononin me insistim, qëndruam 15 minuta, dhe tha që duhej të çohej se do takonte një të afërm.”

Tags: anila hoxhaekspertiEvgjeni Baxhovdekja misterioze

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Momenti kur Edison Begaj qëllohet me armë zjarri në sy të fëmijëve (VIDEO)

Momenti kur Edison Begaj qëllohet me armë zjarri në sy të fëmijëve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In