Aktualitet

24-vjeçari hidhet nga pallati në Librazhd, niset me urgjencë drejt Traumës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:21 - 29/10/20 |
mapo.al

Një i ri në Librazhd, është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa raportohet se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


Fatmirësisht, i riu pasi është hedhur, ka rënë mbi një pemë përpara pallatit.


Ende nuk dihen motivet që shtynë 24-vjeçarin të hidhet nga banesa, ndërsa raportohet se ulërimat e tij kanë tmerruar banorët përreth.



Fillimisht, J.S., ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Librazhd, ndërsa më pas është nisur me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet.


/Mapo.al/



Etiketa: , ,

Pas