Situata aktuale në dy spitalet COVID në vend, atë COVID-1 dhe COVID-3, mbetet shqetësuese.
Numri i të shtruarve në të dyja spitalet ka shkuar në 243, pra është mbushur 90% e kapacitetit të përgjithshëm.
Ndërkohë mësohet se është diskutuar për hapjen e spitalit COVID-4 me 100 shtretër.
Hapja e spitalit COVID-2 për momentin duket e pamundur, për shkak të rasteve që po trajtohen atje, kryesisht me sëmundje respiratorë.
Sakaq, numri i urgjencave ditore ka shkuar në 30 në 24 orë.
Për fat të keq, ditën e sotme ka ndërruar jetë nga sëmundja një e moshuar mbi 80-vjeç, e cila para 3 muajsh kishte bërë 2 dyja dozat e vaksinës anti-COVID.