Kryesore

25 prilli/ Basha: Beteja vazhdon, do të luftojmë deri në fitore për demokracinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 27/04/21 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri daljen e parë për mediat pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku nga selia blu iu drejtua qytetarëve me një mesazh.





Basha akuzoi qeverinë se cenoi garën elektorale duke blerë votat dhe kërcënuar qytetarët, por shtoi se demokratët sot me mbështetjen që kanë marrë të dielën, mbi 600 mijë vota, janë më të fortë.


Sipas Bashës, beteja për fitoren dhe rikthimin e demokracisë, siç u shpreh ai, do të vazhdojë.





“Këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për të shkatërruar garën elektorale. Miliona euro të hedhura për të organizuar mbledhjen industriale të zgjedhjeve. Ata përdorën miliona eurot e koncesioneve, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, kërcënuan qytetarët, duke e bërë më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama bashkëpunon hapur me krimin, me Tom Doshin që ka kundër të gjithë botën demokratike.



Pavarësisht kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne u bëmë më të fortë, jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se mund të dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë tonë, do të luftojmë me gjithçka për demokracinë, ne do të luftojmë deri në fitore sepse misioni jonë është më i madh se gjithçka. Po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. 


Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekuellueshme. Ju premtoj sot se nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë, ne do të luftojmë për ju, për qindra e mijëra që votuan për ne dhe për ata që nuk iu numërua vota. Nesër lind mbi horizont dielli i shpresës për Shqipërinë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë dhe do të luftojmë fort për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, familjet tona, fëmijët tanë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore, demokracia do të fitojë, Shqipëria do të fitojë“, u shpreh Basha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas