Kryesore

25 prilli/ Betohen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 10/09/20 |
mapo.al

Tetë gjyqtarët të cilët u përzgjodhën për t’u bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor u betuan mëngjesin e sotëm (10 shtator).





Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të paradites së kësaj të premte.


Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti të martën (8 shtator). Nga 16 kandidatë u përzgjodhën 8.




8 gjyqtarët e përzgjedhur janë 2 gjyqtarë dhe 6 gjyqtare, konkretisht Sokol Ibi, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho dhe Edlira Petri, të cilët u përzgjodhën mes 16 kandidatëve.


Shorti la jashtë përzgjedhjes emrin e Ardian Dvoranit, i cili ishte mes 16 kandidatëve të miratuar për të marrë pjesë në garë.


Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Lexo edhe :  Skandali me 110 mijë legalizimet, Rushaj: Rama po mashtron shqiptarët

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas