Aktualitet

25 prilli/ Çuçi mbledh krerët e policisë: Godisni shitblerjen e votës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 19/04/21 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka zhvilluar këtë të hënë në një bashkëbisedim me krerët e Policisë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.






Gjatë fjalës së tij, kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi nga Policia të tregohet profesioniste dhe të godasë çdo tentativë për blerje votash.


“Policia të jetë sa më neutrale në këtë proces. Politika sigurisht të bën pis, dhe unë e di shumë mirë se për të arritur qëllimet e tyre, politikanët sulmojnë institucionet herë pas here kur ata mendojnë se marrin kredo politike, por mos u intimidoni. Të jeni profesionistë në reagime. Duhet të veprojmë në mënyrë proaktive me gjithë instrumentet që ka Policia në dorë për të gjurmuar dhe për të fiksuar prova dhe kapur në flagrancë atë që kryejnë krime elektorale”, tha Çuçi.

Lexo edhe :  Firmoset marrëveshja e re për bashkitë, Çuçi: Suksesi do të jetë i garantuar






Ai kërkoi nga Policia të mos kursejnë asnjë person, i cili tenton të kryejë krime zgjedhore, konkretisht atë që Çuçi e quajti si “fenomeni i shit-blerjes së votës”.




“Kjo javë ju e dini shumë mirë se rritet intensiteti për të kryer veprime, që janë krime elektorale, sidomos me shit-blerjen e votës. Do doja edhe rezultate në këtë pikë dhe Policia ka eksperiencë në këtë pikë dhe mos e kurseni askënd në lidhje me këtë pikë”, shtoi ai.



1


Etiketa: , , ,

Pas