25 prilli dhe e vërteta tronditëse pas gjobave prej miliardash në arbitrazh

Pavarësisht situatës së pandemisë, sërish mijëra shqiptarë zgjodhën bregdetin e Turqisë dhe resortet luksoze të këtij vendi, të nxitur nga paketat me gjithçka të përfshirë.

Dikush mund të thotë se Turqia preferohet prej çmimeve, të tjerë prej ushqimeve, detit, pishinave, etj. Por askush nuk mund të anashkalojë faktin se shumëkush ndjehet mirë kur e di që nuk do e fusë më dorën në xhep pasi e ka paguar paraprakisht paketën e udhëtimit.



Ekonomistët e sjelljes dhe psikologët e kanë studiuar prej kohësh këtë fenomen dhe e quajnë ‘dhimbja e pagesës’. Bëhet fjalë për përjetimin e parehatshëm dhe jo pak herë të dhimbshëm sa herë duhet të bëjmë një pagesë.

Psikologu izraelit me famë botërore, Dan Ariely i ka hyrë në thellësi këtij fenomeni dhe sugjeron disa rrugë për të zbutur këtë dhimbje, duke nisur që nga parapagimi e deri te përdorimi sa më shumë i kartave bankare.

Që të kuptohemi, ka plot cinikë që mund t’u duket krejt i pakuptimtë diskutimi për këtë fenomen, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë paratë, se nëse do i kenë, nuk do i shqetësojë diçka e tillë si ‘dhimbja e pagesës’. Mirëpo historia nuk është kaq e thjeshtë dhe implikimet e këtij fenomeni janë akoma më të thella.

Përfytyroni për një moment këtë skenar që edhe e keni parë: qeveria lajmëron se do të vendosë traun në rrugën më të rrahur në vend, autostradën Durrës-Tiranë dhe ju duhet të paguani rregullisht sa herë kaloni. Shumica e shqiptarëve u tërbuan vetëm kur mësuan se ekziston një plan i tillë.

Tani imagjinoni një skenar tjetër: qeveria thotë se do e japë këtë rrugë me koncesion, por ju nuk do të paguani asgjë sepse miliona dollarë do i jepen një kompanie çdo vit na buxheti i shtetit. Do merrni frymë të lehtësuar apo jo?

Kështu është edhe situata me gjobat marramendëse që duhet të paguajë shteti shqiptar nga gjyqet e humbura në arbitrazh. Shumës kolosale prej mbi 110 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi, tani i është shtuar edhe gjoba prej 44 milionë eurosh për kompaninë Aktor, për shkak se tenderi duhej të shkonte për një person të akuzuar nga opozita si trafikant i kthyer në biznesmen.

Këto gjoba do të paguhen nga arka e shtetit shqiptar, por mendoni pak si do të ndjeheshit nëse qeveria do u kërkonte çdo javë ose muaj të shkonit të paguanit 100, 200 apo 400 euro për llogari të çdo marrëzie dhe shpërdorimi nga ana e saj? A e imagjinoni si do shpërthente revolta në rrugë? Por tani flini të qetë, sepse thellë-thellë ju duket sikur nuk do paguani vetë. Por siç thoshte Margaret Theçër, ‘nuk ekzistojnë paratë publike, por vetëm paratë e taksapaguesve’.

***

‘Si ka mundësi që qeveria e Edi Ramës i humbet të gjitha këto gjyqet në arbitrazh,’ pyeste një faqe memesh në rrjetet sociale. 110 milionë euro për tekat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe 44 milionë euro për llogari të biznesmenit-trafikant të Taulant Ballës janë shumë për shpatullat e brishta të shqiptarëve të varfër. Nëse sjell ndërmend faktin se janë edhe qindra- miliona euro të tjera nëpër gjyqe arbitrazhi, atëherë dëshpërimi shtohet edhe më shumë.

Por pyetja që ngre faqja është me vend: përse Rama i humbet të gjitha gjyqet jashtë vendit? Sepse atje nuk ekziston drejtësia shqiptare. Tani shtrojeni pyetjen ndryshe: sa miliarda euro janë shpërdoruar dhe abuzuar në Shqipëri gjatë kësaj kohe për shkak se nuk ekziston drejtësia? Sa njerëz do kishin shkuar prapa hekurave dhe sa gjoba do ishin vendosur nëse do të kishim prokurori dhe gjykata gjatë kësaj kohe? Sa qindra-miliona euro janë marrë indirekt nga xhepat e shqiptarëve gjatë kësaj kohe nga qeverisja më e keqe e post-komunizmit në vend?

Këto gjykata quhen arbitrazh jo pa qëllim, pasi shërbejnë si një arbitër në situata të komplikuara ligjore. Në Shqipërinë që po bën vite pa gjykata, sidomos pa krye-gjykatën e saj, atë Kushtetuese, shpesh edhe me iniciativën e Ramës i jemi drejtuar Komisionit të Venecias si arbitër. Vetëm kujtoni sa ‘shuplaka’ ka marrë kjo qeveri nga Komisioni i Venecias gjatë kohëve të fudnit, për të kuptuar se çfarë do të ndodhte nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese, qoftë edhe atë që për ironi tani Edi Rama e lavdëron për vendimin mbi çështjen e ndarjes së detit.

E gjitha kjo shërben për të kujtuar sa i madh është mali i abuzimeve nga kryeministri më i keq. Por nëse ndjeheni mirë për momentin se këto para nuk u janë marrë direkt nga xhepi, mos harroni se ato janë paratë tuaja. Prandaj kur të shkoni para kutisë së votimit më 25 prill, vetëm kujtoni sa të rëndë do i kishit xhepat nëse nuk do kishit këtë qeverisje. Aty është vendi ku mund ta ndëshkoni për milionat që e dini se na kanë humbur dhe për të tjera që janë tretur pa e ditur fare./Syri.net/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252