Aktualitet

25 prilli/ Meta: Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 16/01/21 |
mapo.al

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Presidenti Ilir Meta u ndal dhe te fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 prillit.






Meta tha se fushatat zhurmëmëdha nuk kanë treguar ndonjë produktivitet të madh, ndërsa shtoi se i rëndësishëm është mesazhi që jep çdo forcë politike.


Mes të tjerash, Kreu i Shtetit theksoi se “Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi”.





Gjithashtu, Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë të votojnë më 25 prill për të ndëshkuar me votë të gjithë politikanët, që i kanë gënjyer.



Pjesë nga intervista:



Pyetje: Zoti President, le të flasim pak për fushatën elektorale, që tashmë duket se ka nisur për partitë. Nga mënyra sesi po realizohet një fushat ndryshe, në kohë pandemie. Vetë Ilir Meta është politikani motor, sa herë ka pasur fushata elektorale. Si e shikoni këtë fushatë në këto kushte, kur nuk lejohet grumbullimi i shumë njerëzve, apo kur gjithçka po krijohet në formën virtuale? Si do të jetë kjo fushatë, a do të jetë produktive, rezultative..?

Presidenti Meta: Fushatat zhurmëmëdha, nuk kanë treguar ndonjë produktivitet shumë të madh. E rëndësishme është mesazhi i çdo force politike, për t’i treguar qytetarëve sesi përcillet ky mesazh. Kjo varet nga aftësia e forcave të caktuara dhe nga rrethanat. Kuptohet që jemi në rrethana të veçanta nga ato të fushatave të kaluara, por ekziston mundësia për ta përcjellë këtë mesazh, ndërmjet mediave dhe komunikimeve të tjera moderne apo bashkëkohore. Pse jo edhe derë më derë. Mesazhi është kryesor, nuk është zhurma.

Pyetje: Po zhvillimet e procesit zgjedhor më 25 prill, mund të kenë probleme në këto kushte?

Presidenti Meta: Nuk e besoj. Ne kemi vënë re që, janë bërë zgjedhje shumë korrekte në Maqedoni, në kushte të tilla. Do bëhen zgjedhje edhe në Kosovë. Nuk e shikoj problematike të respektohen distancat, të respektohen protokollet.

Pyetje: Në kushtet që jemi duket qartë, dhe është shprehur qartë që kryeministri Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Po kështu dhe qeveria kërkon mandatin e tretë. Në anën tjetër Ju si President i Republikës, jeni shprehur pro rotacionit, sepse Shqipërisë i ka ardhur momenti për t’iu nënshtruar rotacionit. Dua t’iu pyes, cilat janë përpjekjet e opozitës? Si i vlerësoni Ju, për të arritur këtë rotacion?

Presidenti Meta: Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh. Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situatës, në funksionimin e shtetit të së drejtës. Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara se të ndodhte pandemia.

Ka një rritje të polarizimit shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të borxhit. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë. Ky borxh ka shkuar në interes të grupeve të përzgjedhura të sipërmarrësve, të cilët kanë vazhduar të fitojnë koncesione tepër të dyshimta. Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për stanjiacionin. Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

Lexo edhe :  Rama jep lajmin: 850 mijë persona të vaksinuar kundër COVID në Shqipëri

Pyetje: A e shihni ju, opozitën të bashkuar, njëzëri zoti Meta?

Presidenti Meta: Kjo nuk është shumë e rëndësishme. Unë, mendoj, që në tërësi populli shqiptar kërkon një ndryshim të fortë edhe të qartë. Treguesi i shifrave të largimit të shqiptarëve, sidomos i të rinjve nga vendi është alarmues. Mos harrojmë se, është rritur shumë. Sidomos cilësia e qytetarëve dhe e të rinjve që largohen. Nga Shqipëria po ikën, jo vetëm mosha më aktive e popullsisë, por njëkohësisht edhe intelektualët, të rinjtë shumëmirë të arsimuar apo ata që janë në punë të mirëpaguara dhe me një nivel të mirë të jetesës. Kemi të bëjmë me një mungesë shprese dhe pasiguri, që duhet të marrë një përgjigje përmes 25 prillit.

 

Pyetje: Po, por alternativat janë këto Zoti Meta, qeveria aktuale, apo opozita e bashkuar apo jo? Nuk e di sepse nuk e mora ende përgjigjen tuaj, opozita kërkon të vijë në pushtet për ta përmbysur?

Presidenti Meta: Këto janë pyetje që u takojnë kryetarëve të forcave të caktuara politike. Për mua si President, është e rëndësishme që i gjithë populli shqiptar ta vlerësojë si një referendum 25 prillin, për të ardhmen e tij europiane, që është vënë në diskutim tepër serioz.

Pyetje: Presidenti i Republikës, por edhe si politikan me shumë përvojë, kur shohim këtë atmosferë pak përpara zgjedhjeve, duket se opozita është pak vonë me listat. Cili është perceptimi juaj zoti President, me një listë bashkë apo me dy lista? A do të ndahej opozita nëse bëhej fjalë për dy lista?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një çështje aspak e rëndësishme për mua dhe as për qytetarët shqiptarë. Mendoj se mesazhi kryesor është mesazhi i ndryshimit të fortë edhe i rimarrjes së përgjegjësive nga vetë qytetarët e Shqipërisë, për të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre. Dhe kjo do të ndodhë vetëm përmes pjesëmarrjes së tyre masive në këto zgjedhje, të cilën nuk e shoh si një mision patriotik.

Pyetje: Por populli duhet të zgjedhë apo jo?

Presidenti Meta: Unë mendoj se populli do të zgjedhë ndryshimin, kjo është e rëndësishme. Kush e përfaqëson më mirë ndryshimin? Kjo është çështje e alternativave të caktuara. Por, e rëndësishme është që qytetarët të shkojnë të votojnë dhe të zgjedhin ndryshimin, të garantojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë, që është vënë në pikëpyetje. Vendi ka nevojë për një ndryshim të fortë.

1


Etiketa: , , ,

Pas