Kryesore

25 prilli/ Opozita nis lëvizjet, Basha marrëveshje me Dukën, takon edhe Mediun








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 13/01/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka nisur lëvizjet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.



Sot kryetari i PD, Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.


Burimë pranë PD bëjnë me dije se PAA do të ketë kandidatë pjesë të listave në 12 qarqe. Ndër të tjera bëhet me dije se kandidati i PAA në Qarkun e Durrësit pritet të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike.



Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati Lulzim Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 vijon takimet me aleatët e tjerë.



Këtë të mërkurë kryedemokrati është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili sot prezantoi 36 kandidatë për deputetë. Opozita shkon drejt zgjedhjeve parlamentare me një listë të përbashkët.

Lexo edhe :  “Qeveria me luks në Dubai”/ Tabaku nga Zall-Bastari: Njerëzit duan ndryshim

PD pritet të ketë në listën e vet partitë tradicionale të djathta. Një listë tjetër e partive opozitare pritet të jetë ajo e kryesuar nga LSI dhe në përbërje parti të tjera më të vogla.


Etiketa: , , , ,

Pas