Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 prilli, Soreca: Shqetësim akuzat për blerje votash dhe patronazhistët

by mapo.al
20/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u ndal në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa bëri publike gjetjet e raportit të Komisionit të Evropian për Shqipërinë, Soreca u shpreh se janë duke pritur hetimet në lidhje me shqetësimet për blerjen e votave, apo edhe për publikimin e të dhënave personale.

Shqetësime këtu, që janë publikuar edhe në raportin e progresit të KE.

“Në raport thuhet se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara dhe se administrata e re fitoi besimin e aktorëve, por ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike dhe funksioneve zyrtare, aludime për blerje votash dhe rrjedhja e të dhënave personale. Për këto ne presim se çfarë do të ndodhë me hetimet.

Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për bisedimet për negocim është thelbësore që Shqipëria duhet të ketë edhe stafet më të mira të mundshme institucional. Strukturat e bashkërendimit të BE duhet të artikulohen në mënyrë efikase”, u shpreh Soreca.

REFORMA TERRITORIALE
Ambasadori u shpreh se me rëndësi është që të konsolidohet më tej reforma territoriale, pasi sic u shpreh ai qeveria vendore do të kryeje 70% të legjislacionit të BE.

“Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit në lidhje me qeverisjen vendore. Qeveria vendore do të kryeje 70% të legjislacionit të BE prandaj në raport rekomandohet që reforma territoriale duhet të konsolidohet më tej”, u shpreh Soreca.

SUNDIMI I LIGJIT DHE VETTINGU
Sipas ambasadorit, duhet të zgjatet mandati i organeve të vettingut, me qëllim që procesi të përfundojë.

“Sa i takon sundimit të ligjit, në raport flitet qartë për rezultate konkrete. Komisioni e ka rritur nivelin e përgatitjes së Shqipërisë, Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Gjykata Kushtetuese ka filluar gjykimin e çështjeve kryesore. Është parë edhe përparim sa i takon emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe që duhet të plotësohen vakancat në këtë gjykatë,

Procesi i vettingut duhet të japë rezultate konkrete,. Është me rëndësi që të vazhdohet dhe të përfundohet ky proces.

Kryetarja e bordit të ONM i ka shkruar kryetares së Kuvendit duke i bërë të qartë se qëndrimi i BE dhe SHBA është që duhet të ketë një zgjatje me kohë të kufizuar të mandatit kushtetuese të organeve të vettingut, si mënyra më e mirë për të përfunduar procesin e vettingut”, tha Soreca.

Tags: Luigi SorecaZgjedhjet e 25 prillitzgjedhjet parlamentare

JU SUGJEROJME

Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
Bota

Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet

11/06/2022
I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
Aktualitet

I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi

11/06/2022
Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
Aktualitet

Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave

11/06/2022
Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit
Aktualitet

Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit

11/06/2022
Next Post
Rama: Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE

Rama: Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
  • I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
  • Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
  • Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit
  • Prifti pas akuzave për trafikim ilaçesh nga Italia: Në 3 vite hetim s’gjetën asgjë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In