Aktualitet

25 prilli/ Zyrtarizohet koalicioni opozitar, “Aleanca për Ndryshim”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 24/02/21 |
mapo.al

Nën siglën, “Aleanca për ndryshim”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zyrtarizuar marrëveshjen me aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.





Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Balli Kombëtar i Artur Roshit.


Basha ka ftuar dhe FRD-në, parti kjo e themeluar nga ish-presidenti Bamir Topi.




FRD është ende në negociata me krydemokratin Basha dhe sot në orën 19:00 pritet vendimi zyrtar. Marrëveshja nuk përmban sa kandidatë do këtë secili aleat dhe në çfarë niveli të listës.


Nga ana tjetër, LSI do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se LSI e PD do të kenë kandidatë të përbashkët në Qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Një mënyrë e tillë, pra të dalurit me 2 lista të veçanta, sipas Bashës dhe Kryemadhit është bërë me qëllim maksimalizimin e votave për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Lexo edhe :  Basha në Tepelenë: Qeveria e pas 25 prillit do të jetë e të gjithë shqiptarëve

Ky koalicion pritet të dorëzohet ditën e sotme në KQZ, ditë në të cilën përfundon edhe afati. Ndërkohë që mazhoranca do të jetë e vetme.

Koalicioni “Aleanca për ndryshim”
PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, kryetar Sali Shehu (Partia e themeluar nga Bamir Topi)
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas