Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë

by us er1
28/03/2023
in Arkiva 2
0

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 28 mars 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Alarmi për qarkullimin e parave false. Prononcohet qeveria e SHBA



CIA, hetime dollarit në Shqipëri

Mbërrijnë në Tiranë tre specialistë të SHBA dhe laboratori i sofistikuar

Shërbimi sekret amerikan, CIA, do hetojë dollarët fals të futur në mënyrë klandestine në Shqipëri. Burime të Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar dje për “KJ” lajmin, pas alarmit të dhënë në institucionet monetare vendase për futjen në qarkullim të një sasie ende të pasaktësuar dollarësh fals. Kjo ka provokuar fillimin e verifikimit të menjëhershëm të shumave të dyshuara duke dërguar mostrat përkatëse në laboratorin e kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme. Krahas kësaj, njoftimi, nëpërmjet ambasadës amerikane në Tiranë, i është përcjellë qeverisë së SHBA. Ky fakt ka rezultuar shqetësues në nivele të tilla, saqë ka provokuar publikimin e një deklarate zyrtare “mbi monedhat amerikane” nga ana e Qeverisë së SHBA. “Njerëzit që merren rregullisht me kartëmonedhat amerikane mund të dallojnë edhe falsifikimet e cilësisë së lartë duke kontrolluar letrën dhe shtypjen. Kemi diskutuar mjetet për zbulimin e kartëmonedhave të falsifikuara me Bankën e Shqipërisë dhe me laboratorin shqiptar të policisë“,- thuhet në deklaratën e posaçme rreth monedhës së SHBA.

Alarmi për futjen e sasisë së parë të kartëmonedhave amerikane të falsifikuara, është dhënë dy muaj më parë, në tregjet valutore të Pogradecit dhe Korçës. Sipas kambistëve, kjo sasi fillimisht në shumën e rreth 50 mijë dollarëve, në prerje kryesisht 100 dollarëshe me stampim të viteve ’90 dhe ’93 mendohet të ketë hyrë nga Maqedonia. Pas kësaj, sasi të kësaj prerje kartëmonedhash është ndjerë të futet edhe në tregun valutor të kryeqytetit dhe në dyshohet edhe për disa banka të huaja që kryejnë aktivitet në ven- din tonë. Menjëherë pas kësaj, mos- tra monedhash të dyshuara si të falsifikuara janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës së Ministrisë së Brendshme. Për serinë e prodhuar në ’90-’93, ekzistojnë mjetet e kontrollit. Ndërsa për serinë e ’96, që është me më shumë elementë të sigurisë së lartë, nuk ekzistojnë mostra krahasuese. Për këtë, krerët e kriminalistikës shqiptare, në bashkëpunim me Interpolin, i kanë dërguar shqetësimin e tyre, ambasadës së SHBA në Tiranë. Prej këndej, shqetësimi është përcjellë në shërbimet e specializuara amerikane ku sipas deklaratës zyrtare të këtij vendi për monedhat, “shërbimi sekret, pjesë e Departamentit të Thesarit, ka qenë jashtëzakonisht efektiv në trajtim e këtij problemi“. Në këtë kuadër, ësh- të konfirmuar ardhja këto ditë në Tiranë e tre specialistëve të CIA-s, të cilët në bashkëpunim me specialistët shqiptarë të laboratorit të kriminalistikës, do të investigojnë monedhat amerikane të dyshuara si false. Ekspertët e CIA-s, do të sjellin me vete edhe mostrat origjinale të dollarit të prerjes 100, të prodhuar në vitin 1996, që mungojnë tek ne. Bashkë me to, edhe një minilabortor të sofistikuar për kontrollimin e rregullsisë së monedhës. Kjo asistencë mësohet të jetë pjesë e një programi për hetime sekrete në 11 shtete të Evropës, ku përfshihet dhe Ballkani, për të gjetur burimin e falsifikimit të madh. Veç këtyre masave, Drejtori i krimit ekonomik në Ministrinë e Brendshme, është nisur urgjent në një takim me specialistë të policisë greke, për të diskutuar mbi këtë çështje.

Kanë qenë institucionet shtetërore shqiptare si Banka e Shqipërisë, banka greke, banka italiane që kanë paraqitur për verifikim mostra dollarësh nga depozitat e tyre, të dyshuara si të falsifikuara. Në disa raste të ekzaminuara, laboratori i kriminalistikës ka kthyer përgjigje për dollarë fals. Por megjithëse ka ndodhur një akt i tillë, asnjë institucion monetar nuk është deklaruar publikisht për këtë fakt. Kohët e fundit sipas Ministrisë së Brendshme, ka qenë një fluks i madh i autoriteteve shtetërore, individëve juridik dhe civil, por edhe bankierë të huaj në Tiranë, që kanë kërkuar verifikimin e monedhave. Veç tregut valutor shqiptar, ekzistojnë dyshimet se dollarët false janë futur në llogaritë rrjedhëse bankare. Sipas deklaratës zyrtare të Qeverisë së SHBA, “kartëmonedha  njëqind dhe pesëdhjetë dollarëshe po tërhiqen gjatë qarkullimit në sistemin bankar amerikan. Megjithatë SHBA nuk anulojnë apo zhvlerësojnë monedhën e tyre, siç kanë bërë vende të tjera. SHBA e vlerësojnë gjithmonë monedhën e vet sipas vlerë reale, sado e vjetër qoftë ajo“. Anila Prifti

Tags: CIALaert Miraku

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

18/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
Next Post
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In