25 VITE MË PARË/ Hetime në Presidencë, çfarë urdhrash ka dhënë ish kreu i shtetit, Berisha?

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 16 prill 1998, Përgatiti Laert Miraku

Çështja e Gardës kërkon dhe dokumentet sekrete presidenciale

Hetime në Presidencë

Ç’urdhra ka dhënë ish kreu i shtetit, Berisha?

Prokuroria deri tani ka bllokuar të gjitha dokumentet që gjendeshin në arkivat e selisë presidenciale



Hetimet ushtarake mbi aktivitetin gjatë vitit të kaluar të Gardës së Republikës kanë prekur dhe presidencën. I gjithë dokumentacioni i saj është vënë nën hetim për të parë se kush i jepte urdhrat për veprimet që ka bërë garda dhe se a ishin të bazuar ata ligjërisht apo jo. Prokurorët ushtarakë thonë se është herët të flasësh për ndonjë përgjegjësi personale të ish presidentit Berisha, i cili ka qenë dhe në rolin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura, porse tani për tani po hetohen dokumentet për të parë lidhjet e urdhrave të dalë nga selia presidenciale dhe veprimeve të kryera nga garda, për faktin se misioni i saj i vetëm është ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore.

Ndërsa tashmë ky repart është duke u hetuar në kompleksitetin e tij, hetuesve me uniformë u ka dalë e nevojshme të mësojnë nëse urdhrat që mund tu jenë dhënë krerëve të saj kanë qenë të bazuara në ligjet e shtetit apo jo. Madje, ata kërkojnë të dinë nëse kanë qenë këto urdhra që kanë krijuar repartet, i kanë furnizuar ato me armatim dhe municion e deri tek ekspeditat e tyre që në shumë raste kanë rezultuar ndëshkuese. Pikërisht për këtë, mësohet se këto ditë ata kanë nisur nga puna, duke kontrolluar në arkivat e presidencës. Sipas tyre, sigurimi i materileve të tilla janë tepër të domosdoshme gjatë hetimit. Edhe pse janë në fillim të punës së tyre, deri tani hetuesit kanë mundur të gjejnë një pjesë të mirë të materialeve dhe urdhrave të dhëna nga ish numri i një i shtetit. Këto do të ballafaqohen më pas me vendimet e Këshillit të Mbrojtjes dhe ligjet e shtetit, nga ku do të nxirren konluzione nëse ka pasur shkelje apo jo. Deri tani është folur se jo pak urdhra janë dhënë të pabazuara në vendimet e Këshillit të Mbrojtjes. Për këtë prokurorët i kanë lidhur verifikimet edhe në arkivat e këtij organizimi duke mësuar se çdo diskutim

atje duhet të ishte kryer me inçizim dhe stenografi. Madje shtypi pak kohë më parë kishte botuar edhe dokument që mbanin firmën e sekretatit të Mbrojtjes Leonard Demi për armatosjen e reparteve të SHIK dhe Gardës. Por me cilin urdhër kryheshin këto dhe a bazoheshin në rregulloret sekrete të shtetit? Pikërisht përgjigja e këtyre pyetjeve do të merret pasi të jetë hetuar i gjithë dokumentacioni në arkivat e godinës më kryesore të shtetit shqiptar. Madje në se vërtetohet se ato kanë qenë në kundërshtim më ligjet, hetimet mund të shtrihet në qeveri në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. ROLAND QAFOKU

Marrë nga Liberale.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252