Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

by us er1
17/04/2023
in Arkiva, Arkiva 2, Kryesore
0

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 17 prill 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Pohimi i një zyrtari policie: Kur kapim mallin, shënojmë emra të mëdhenj, pastaj ata fshihen

Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

Informohet Meidani e Nano: Ja shkeljet në pikat kufitare

Emrat e pushtetarëve të implikuar në kontrabandë fshihen nga dosjet hetimore. Ky është alarmi që jep policia, konkluzion i cili ka dalë pas ballafaqimit të fakteve në dosjet hetimore që nga fillimi i hartimit të tyre me ato që kanë përfunduar në prokurori. Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme ka pohuar për “KJ”, se në disa raste të kapjes së mallrave kontrabandës (cigareve dhe karburante), gjatë dëshmive që kanë bërë vetë autorët e arrestuar në momentin e bllokimit të mallit të futur në rrugë të jashtëligjshme, rezulton se pas tyre ka gjithmonë njerëz të veshur me pushtet. Këto, madje dhe emrat e tyre që janë padronët e vërtetë të mallrave, janë fiksuar në procesverbalet e deklarimeve të të ndaluarve. Por më pas, kur procesverbalet dorëzohen më lart dhe derisa përfundojnë në prokurori, emrat e atyre që ishin në fillim “shterojnë” dhe nuk gjenden më.



Rruga nëpër të cilën ka kaluar marifeti i fshirjes së provave të shkruara, nis që nga momenti i dëshmive të autorëve përballë inspektorëve të krimit, deri sa dosja ka mbërritur në zyrat e prokurorisë. Dhe në këto raste, megjithëse policia ka pretenduar se ka prova të plota, organi i prokurorisë ka kundërshtuar, madje disa edhe prej atyre të ndaluarve i ka liruar. Jo më kot gjatë gjithë kësaj periudhe ka patur kontradikta midis organit të Ministrisë së Brendshme, prokurorisë dhe gjykatave. Por dosjet hetimore për kontrabandën nuk kanë mbërritur asnjëherë deri në gjykatë, pavarësisht se dy strukturat e mësipërme thuajse në çdo kohë kanë pohuar fenomenin e kontrabandës si dhe mbrojtjen e saj nga njerëzit që janë aktualisht në funksione shtetërore. Megjithëse ende nuk ka të dhëna konkrete për ata që kanë “kontribuar” në këtë proces, konkluzioni i deritanishëm është se zyrtarët që merren me kontrabandë në mos qofshin pjesëtarë të kësaj ministrie janë njerëzit e afërt të atyre që qëndrojnë në të tjera zyra.

Ndërkohë, dje burime të Ministrisë së Brendshme konfirmojnë se një raport i përgjithshëm mbi shqetësimet dhe problemet e rëndësishme në pikat kufitare dhe doganat, të përmbledhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare, është nisur për në zyrën e Presidentit dhe Kryeministrit.

Në shkresën zyrtare drejtuar Meidanit dhe Nanos, do bëhen të ditura të gjitha shkeljet e punonjësve të doganave në pikat kufitare. Nisur kjo, që nga lëvizja e njerëzve të paidentifikur dhe pa dokumentin përkatës në territorin e ndaluar të doganës, të cilët kanë dyshohet se kanë “mandatin” për të kryer çfarëdolloj trafiku të jashtëligjshëm. Njëkohëshit  në raportin përmbledhës, drejtuesit e kufirit, kanë shfaqur shqetësimin për punonjësit e doganave të cilat të pjesën më të madhe të rasteve kanë bërë shkelje, gjatë futjes së mallrave dhe lëvizjes së njerëzve në dy anët e kufirit. Me këtë material është njohur më parë ministri Ceka dhe tashë është dërguar në zyra më të larta. ANILA PRIFTI

Marrë nga Liberale.al/

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In