Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ Sanxhaku i kërkon honorarin Nanos, avokati shpreson tek dëmshpërblimi i burgut

by us er1
03/04/2023
in Arkiva, Arkiva 2, Dikur, Kryesore
0

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 03 prill 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Avokati shpreson të përfitojë nga dëmshpërblimi i burgut hakun e punës



Sanxhaku i kërkon honorarin Nanos

Rreth 12 milionë lekë të vjetra do t’i kthejë shteti Nanos nëse fiton pafajësinë

Avokati i çështjes Nano do, që t’i shkojë deri në fund çështjes gjyqësore të kryeministrit shqiptar, e cila do të rinisë sërish këtë muaj, edhe për një arsye tjetër. Ai shpreson, që më në fund kryeministri shqiptar t’i japë honorarin e punës së tij të gjatë e të vështirë në mbrojtje të klientit të tij të rëndësishëm. Me anë të dëmshpërblimit, që Nano mund të marrë nëse del i pafajshëm, Sanxhaku kërkon, që të paguhet edhe ai. Kryeministri nuk i ka dhënë deri tani asnjë lek avokatit të tij, sipas asaj, që ka pretenduar vetë mbrojtësi. Njerëzit, që janë afër kryeministrit argumentojnë se me rrogën e tij të deritanishme, madje edhe pas ngritjes së re, që fillon më 1 prill, kryeministri shqiptar nuk ka pasur kurrë mundësi, që të shpërblejë, ose më sak- të t’i japë hakun avokatit, që e ka mbrojtur nga fillimi i procesit e deri në fund.

Avokat Sanxhaku ka paralajmëruar në shtyp se procesi Nano do të rinisë edhe një herë brenda muajit prill, duke filluar që nga gjykata e faktit. Me këtë proces Nano, ende figuron si i dënuar nga gjykatat shqiptare me një vendim të formës së prerë. Ai ka për- fituar nga një amnisti e ish- presidentit Berisha në muajin mars të vitit të kaluar. Në kërkim të nderit të nëpërkëmbur nga gjykatat e diktuara nga Berisha, siç i ka quajtur gjithnjë Nano, ai do ta rihapë procesin e tij gjyqësor nga e para për të kërkuar pafajësinë. E gjitha kjo ka për Nanon vetëm se një vlerë morale, pasi juridikisht ai nuk ka asnjë problem edhe pse, ligjërisht është fajtor. Pas amnistisë së Berishës ai gëzon të gjitha të drejtat juridike.

Nëse Nano del i pafajshëm, gjë e cila ka shumë gjasa të ndodhë, atëherë për rreth tre vjet burg, shteti ësh- të i detyruar, që t’i kthejë atij një shumë të konsiderueshme. Sipas ligjeve në fuqi nëse dikush kryen vuajtjen e një dënimi të padrejtë, domethënë kur ai shpallet i pafajshëm nga një vendim tjetër gjykate, shteti duhet t’i dëmshpërblejë atij 10 mijë lekë të vjetra për çdo ditë burgu. Për rreth 3 vjet e gjysmë burg Nano, duhet të marrë nga shteti rreth 12 milionë lekë të vjetra. “Do të kërkoj më në fund që të paktën me këto para të paguhem edhe unë për mbrojtjen, që i kam bërë”- ka thënë Sanx- haku.

Përparim Sanxhaku u zgjodh si avokat i liderit socialist në vitin 1993 për arsyen, se ai kishte qenë më parë një hetues i çështjeve ekonomike dhe të kontabilitetit. Së bash- ku me Agim Tiranën ai e mbrojti zotin Nano në proces- in e gjatë dhe të zhurmshëm nga fillimi në fund. Ky gjyq ka hapur në drejtësinë shqiptare një precedent pa të dytë. Nanos ia dhanë pretencën dy prokurorë dhe ia bënë mbrojtjen dy avokatë.

Avokat Sanxhaku është një ndër avokatët më të paguar të Shqipërisë. Së bashku me Kleanthi Koçin dhe Maksim Haxhinë ata janë tre avokatë, të cilët paguhen me tarifa shumë të larta. Çmimi i tyre është rreth 100 mijë lekë të vjetra për një ore punë. Nuk dihet nëse Nano do ta paguajë avokat Sanxhakun me çmim- in e tij të vjetër apo të ri. Në të vërtetë ishte ky proces, që e bëri avokat Sanxhakun ndër më të njohurit. Nano është tani i detyruar që ndoshta ta paguajë atë me çmime, të cilat ia rriti vetë ai me rëndësinë dhe bujën e çështjes së tij. Duke llogaritur çmimin për orë të avokat Sanxhakut dhe duke ditur gjatësinë e procesit, lekët e kompensimit do t’i mjaftonin Nanos, që ta paguante vetëm për rreth 120 orë punë. Në fakt me klientin e tij të rëndësishëm ai ka harxhuar shumë herë më tepër se kaq orë pune. Megjithatë thuhet se avokati nuk ka ndërmend, që ta rëndojë aq shumë kryeministrin në financat e tij për t’i kërkuar shpërblimin dhjetëra milionësh për punën e tij. Për të mos e detyruar ndoshta atë, që të kërkojë ndihmën e miqve të vet për të shlyer avokatin.

Përparim Sanxhaku vazhdon, që të jetë avokat i thjeshtë por i shtrenjtë, duke mos marrë asnjë post në sistemin e drejtësisë shqiptare. Përveç të qënurit anëtar i Këshillit të lartë të drejtësisë, e cila është një punë me honorar të papërfillshëm për vlerën, që ky avokat ka në treg. HENRI ÇILI

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Next Post
25 VITE MË PARË/ Racizëm në Bathore, vendasit u shkatërrojnë rrjetin elektrik të ardhurve nga Veriu

25 VITE MË PARË/ Racizëm në Bathore, vendasit u shkatërrojnë rrjetin elektrik të ardhurve nga Veriu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In