Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

by us er1
26/04/2023
in Arkiva, Arkiva 2, Kryesore
0

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 26 prill 1998, Përgatiti, Laert Miraku

Gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

Serbët vetëm 200 metra afër

Refugjatët kosovarë tregojnë për UÇK-në. “Ata janë në male”

KUKËS/ Situata në kufirin verior të vendit dje paraqitej jo thjesht alarmuese, por edhe e frikshme. Rreth orës 14.20 në pikën kufitare të Tropojës, e quajtur Qafa e Prushit, afër 5 km larg kufirit, sipas informacioneve shqiptare, kishin zbarkuar pesë Ifa me ushtarë serbë, tre tanke, tre xhipa dhe të tjera makina të blinduara. Ndërsa në orën 19.20, në zyrën e gjeneralit të divizionit të Kukësit, një telefon nga kufiri lajmëroi se trupat serbe e kishin zvogëluar hapësirën që i ndante nga vija kufitare shqiptare, duke e çuar në më pak se 200 metra. Ndërsa gjenerali i divizionit të Kukësit, Kudusi Lama kërkonte informacione më të detajuara, nga zyra, ai urdhëronte rritje vigjilence dhe mosdhënie shkak për incident nga pala shqiptare. Gjeneral Lama tha mbrëmë për KJ se “kjo vendosje trupash serbe është mbinormale dhe situata në kufi është e jashtëzakonshme. Pavarësisht nga shumë fushime të tjera që kanë ngritur serbët në afërsi të kufirit, ky është fushimi i tyre më pranë nesh dhe hapi më i jashtëzakonshëm që ata kanë marrë”. Pyetjes sonë se nëse do të ketë edhe nga pala shqiptare demonstrime të këtij lloji, zoti Lamaj iu përgjigj: “Jo absolutisht. Ne nuk jemi luftënxitës, në rast se Serbia do të provokojë, ne do të veprojmë siç ajo e meriton. Le ta provojë dhe do e shohë se ka për të qenë aventurë. Jemi të përgatitur dhe të aftë t’ia dalim mbanë situatës luftarake”.



Me gjithë nervin dhe gjallërinë ushtarake të gjeneralit, nuk mund të ndiesh optimist. Ndërsa gjenerali flet për artileri të rëndë, tanke që sigurisht lëvizin, e të tjera, si dhe për përforcime që i kanë ardhur këtë kohë divizionit, asgjë prej këtyre nuk të siguron se do të ishte e mjaftueshme për të frikësuar palën serbe, e cila sipas gjasave është në përgatitje të një incidenti. Sidoqoftë, shumë shpresojnë se nuk do të ketë luftë, madje në qytetin e Kukësit as që e përmendin këtë fjalë dhe situata ngjan krejt normale. Në Krumë ku janë vendosur 22 refugjatët e parë dhe përveç tyre, nuk bëhet fjalë për luftë. Por në gojë të të gjithëve është fantazma e UÇK-së. Ku është vendosur ajo?: “Në mal të thonë vëllezërit kosovarë Shegjeçi (refugjatët e parë të Krumës) por ne nuk duam të japim asnjë deklaratë për këtë”. Në Kukës, të sigurojnë se këta 22 njerëz janë të vetmit refugjatë kosovarë në Shqipëri, por qytetarët nuk mendojnë që kjo të jetë plotësisht e vërtetë. Nëse nuk ka të tjerë, pritet të ketë padyshim dhe për këtë bindesh kur shikon në Krumë makinat e para të Kryqit të Kuq, të cilat dje sollën 7 ton ndihma ushqimore për refugjatët.

Kjo është gjendja deri dje në mbrëmje në Kukës e rrethi-na, kur qytetarët pinin kafen e zakonshme të darkës vetëm duke bërë shaka për mundësinë e këmbëshkeljes serbe në qytet ditët që vijnë, kur ushtarë dhe policët reagonin qetësisht ndaj idesë se lufta është në prag, ndërsa ushtarakët e lartë përsërisnin: “Situata është e jashtëzakonshme”. Ndërkaq thashethemet që qarkullojnë në qytet janë dy: “Në kufi, Qafë Prush, janë parë dje ushtarë serbë duke hedhur armët si një gjest demonstrativ kundër luftës. Megjithatë kjo duket po aq e pabesueshme sa dhe thashethemi tjetër se kontrabanda e armëve nga Qafa e Prushit, që furnizonin UÇK, po merrte përmasa të mbizakonshme”. NGA KUKËSI, RUDINA XHUNGA

Marrë nga Liberale.al

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë
Kryesore

Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë

20/04/2023
Next Post
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In