Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

by us er1
29/03/2023
in Arkiva, Arkiva 2, Kryesore
0
Mandatory Credit: Photo by Anja Niedringhaus/EPA/Shutterstock (8345658a)
Morina Albania: Yugoslav Army Soldiers Arrive at the Yugoslav-albanian Border Crossing Morina Near Kukes Early Morning Thursday 08 April 1999 to Place Mines Along the Borderline Yugoslavia Closed Yesterday Its Border to Albania For the Thousands of Ethnic Albanian Refugees Still Remaining in Kosovo Tension is Rising on the Border Amid Reports That Yugoslav and Albanian Forces Are Converging on the Frontier Electronic Image) Epa-photo/epa/anja Niedringhaus/stf/nie/kr/ow Albania Morina
Albania-yugoslavia-kosovo - Serb Soldiers - Apr 1999

Mandatory Credit: Photo by Anja Niedringhaus/EPA/Shutterstock (8345658a) Morina Albania: Yugoslav Army Soldiers Arrive at the Yugoslav-albanian Border Crossing Morina Near Kukes Early Morning Thursday 08 April 1999 to Place Mines Along the Borderline Yugoslavia Closed Yesterday Its Border to Albania For the Thousands of Ethnic Albanian Refugees Still Remaining in Kosovo Tension is Rising on the Border Amid Reports That Yugoslav and Albanian Forces Are Converging on the Frontier Electronic Image) Epa-photo/epa/anja Niedringhaus/stf/nie/kr/ow Albania Morina Albania-yugoslavia-kosovo - Serb Soldiers - Apr 1999

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 29 mars 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Drejtoria e Policisë Kriminale jep alarmin: Në mars katër raste



Shqipëri- Serbi, trafik armësh

Dyshime se një pjesë e armëve shkon për UÇK dhe ushtrinë serbe

TIRANË – Trafiku i armëve të zjarrit ka filluar të rrjedhë në drejtim të Kosovës. Autoritet e Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar dje për “Koha Jonë” lajmin sensacional, pas alarmit të dhënë më parë nga shërbimet sekrete dhe ato policore të vendeve të huaja, mbi trafikun e armëve me origjinë nga Shqipëria. Në bazë të këtyre njoftimeve, pas hetimeve të bëra ditët e fundit, policia kriminale në Ministrinë e Brendshme ka konstatuar se disa prej armëve të grabitura nga depot ushtarake në mars të vitit të kaluar, po grumbullohen nga individë apo grupe qytetarësh kosovarë me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri.

Sinjalet e trafikut ilegal kanë ardhur nga rrethi i Kukësit, ku në disa posta kufitare, ka mungesa në ushtarë dhe mjete vëzhgimi si nga pala shqiptare, ashtu edhe ajo serbe. Ka qenë ndoshta ky shkaku, që prej këndej, kanë mundur të kalojnë qindra armë zjarri dhe materiale të tjera ushtarake, të grabitura në depot e ushtrisë sonë. Autoritetet policore dyshojnë për mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet trafikantëve, shqiptarëve në kufi dhe kufitarëve jugosllavë, për interes të serbëve për interesa fitimi material.

Një burim nga drejtoria e policisë kriminale, në Ministrinë tonë të Brendshme, nuk ka përjashtuar faktin se armët mund të shkojnë edhe në Kosovë për të furnizuar UÇK-në, apo e destinuar për trafikun ndërkombëtar të armëve që kalon nëpërmjet Serbisë. Megjithëse nuk është përcaktuar ende sasia, rrugët, grupimet dhe destinacioni final i këtyre armëve, mungesa e infrastrukturës policore pengon ndërprerjen e trafikut.

Deri tani nuk ka qenë e mundur madje, as pengimi edhe i një fushatë grumbullimi armësh për tregtim, në zonat verilindore të vendit, që duket të jenë të destinuara për në anën tjetër të kufirit të Shqipërisë. Sipas statistikave në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Brendshme, vetëm brenda këtij muaji, janë regjistruar të paktën katër raste kapje të trafikantëve të armëve në flagrancë, pavarësisht se këto nuk janë publikuar.

Nga ana tjetër, ka të dhëna se pala serbe nga ana e saj, ka bërë të njëjtën veprim kur jo vetëm nuk ka pranuar të publikojë rastet e trafikut, por ushtria serbe ka përgënjeshtruar zyrtarisht rastet e denoncimit të këtij fenomeni nga ana e Ministrisë së Brendshme serbe. Kjo për shkak të dyshimeve që ekzistojnë se segmente të ushtrisë serbe, janë të implikuar në trafik. Ka qenë ndoshta ky shkaku që rastet e kapura, nuk i janë dorëzuar policisë shqiptare. Informacionet operative të agjentëve të antikrimit shqiptar, konfirmojnë se çmimi për një automatik “Kallashnikov” varion nga 25-30 mijë lekë të reja, por ka patur raste, në ditët e tensionuara në Kosovë, kur çmimet kanë qenë edhe më të mëdha.

Ka gjasa që në këtë veprimtari ilegale, të mos jenë implikuar vetëm grupime individësh të veçantë për qëllime përfitimi, po edhe struktura të organizuara. Rastet e trafikimit ilegal të armëve në drejtim të Kosovës, rezultojnë vetëm në javët e fundit. Kjo kur kihet parasysh një deklaratë e Sekretarit të Shtetit për Politikat e Mbrojtjes, Perikli Teta që kishte përgënjeshtruar lajmë të shtypit që i referoheshin shërbimeve sekrete, se armë nëpërmjet Shqipërisë shkonin në Kosovë.

Të dhënat e policisë dhe të shërbimeve sekrete të Greqisë dhe Italisë, flisnin për flukse tregtimi armësh në këto vende. Kjo për shkak të çmimeve më të larta të ofruara nga tregjet e këtyre dy vendeve. Në fqinjin tonë jugor, çmimi i një “Kallashi” shkonte deri në 200 mijë dhrahmi, ndërsa Mafia italiane është publikuar të ketë bërë blerje deri në 1 mijë dollarë për automatik. ANILA PRIFTI

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In