Publicistika politike e shkrimtarit dhe publicistit Preç Zogaj vjen në një kolanë të veçantë nën titullin “Nga fillimi në fund”, nën logon e UET-Press.
Një kolanë që përmbledh botimet prej 10 librash të autorit duke nisur nga libri “Vera e përjetshme”, “Rënia e zgjedhjeve”, “Lufta jo civile”, “Paradhoma e një presidenti”, “Nga hiri”, “Finalja”, “Të gjithë nëpër vëndet e tyre” apo “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”.
Kjo kolanë është një vëzhgim i hollësishëm në ngjarjet më të rëndësishme që kanë shoqëruar vendin në këto dy dekadat e fundit nga një protagonist që ka qenë shumë pranë këtyre zhvillimeve.
Analiza e Zogajt është e thellë jo vetëm si një kronikan por dhe si një vëzhgues që kërkon të gjejë arsyet që shpesh kanë sjellë keqkuptime apo lëvizjet e gabuara të politikës.
Zogaj vjen në Panairin e 21 të librit dhe me ribotimin e librit me 101 poezi dashurie “In Love” pas suksesit që ky botim pati në edicionin e Panairit të kaluar.