Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

26.701 numri i bizneseve të mëdha në Shqipëri, u rritën edhe në kohë pandemie

Të dhënat ekskluzive për “Liberale.al” u siguruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Mbi 2.092 është aktualisht numri i bizneseve të huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë, ndërsa numri i Biznesit ‘Vip’ ka shkuar në 879

by us er1
31/10/2022
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Universiteti
0

Aranit Muraçi

Me hapjen dhe liberalizimin e tregut, sot pas tri dekadave, Biznesi i Madh në Shqipëri jo vetëm që ka siguruar stabilitet, por edhe po rritet me shpejtësi.



Lidhur me të ardhurat e arkëtuara nga tatimpaguesit e administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga të dhënat e siguruara nga “Liberale.al”, pesha specifike është 38.3% e totalit në rang kombëtar.  Gati gjysma e kontributit të të të ardhurave që mbledhin tatimet sigurohet nga Biznesi i Madh, çka tregon rritjen dhe rëndësinë që ka një i tillë.

Kategorizimi si Biznes i Madh, sipas legjislacionit tatimor shqiptar, është bërë dhe bëhet nga të ardhurat vjetore. Niveli i të ardhurave vjetore për kategorizimin si Biznes i Madh ka qenë dhe vazhdon të jetë, bazuar në nivelin e të ardhurave (8 milion lekë në vit). Nëse realizimi faktik i të ardhurave vjetore para 10 viteve më parë ishte nën këtë nivel 8 milion lekë/vit, legjislacioni shqiptar lejonte kalimin e tatimpaguesit në Biznes të Vogël.

Bazuar sa më sipër, Administrata Tatimore i tha “Liberale.al”, se monitoron dhe administron numrin e tatimpaguesve aktivë të regjistruar në Biznes i Madh, në fund të çdo viti.

Cili është trendi i rritjes së Biznesit të Madh në Shqipëri?

Çdo vit rritet me 1 deri në 2 mijë numri i bizneseve të mëdha, në vendin tonë. Edhe në periudhën para, gjatë dhe pas pandemisë, të dhënat zyrtare tregojnë se ky trend nuk është ndalur. Përkundrazi, nëse ka pasur tkurrje nga bizneset e vogla, apo mbyllje aktiviteti prej tyre, ka ndodhur e kundërta me bizneset e mëdha. Kjo për faktin se biznesi i vogël që ka operuar dhe ka pasur sukses në treg, pas disa viteve bëhet i madh. Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të vogla, mbi gjysma e tyre, ashtu siç ndodh në botë, edhe në Shqipëri falimentojnë, si pasojë e ligjeve të tregut pa mundur dot të gjejnë veten në treg. Kjo është edhe arsyeja pse Biznesi i Madh

Nga të dhënat e siguruara nga “Liberale.al” prej Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton që numri më i madh i tatimpaguesve aktivë të Biznesit të Madh, është në tre vitet e fundit: më konkretisht në vitin 2019 (23,066), në vitin 2020 (24,410) dhe në vitin 2021 (25,623).

Numri i bizneseve të mëdha që u mbyllën apo falimentuan në kohë pandemie ishte dukshëm më i vogël krahasuar me ato që u rritën, sipas të dhënave zyrtare.

Subjekte të çregjistruara në vitin 2020 ishin (2,228), në vitin 2021 u mbyllën (2,729) dhe në 2022 deri më sot (1,683), sipas të dhënave zyrtare, ndërsa në total në të njëjtën periudhë çdo vit bizneset e mëdha janë shtuar, duke shkuar nga (24.410) në vitin 2020 në (26.701 në tetor 2022).

Sa është aktualisht numri i Biznesit të Madh në Shqipëri?

Numri subjekteve aktive që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë si Biznes i Madh, sipas shifrave zyrtare të DPT, është aktualisht 26.701. Prej tyre numri i regjistruar si Biznes VIP është 879. Biznesi “VIP” e mori një emër të tillë në kohën kur qeveriste Fatos Nano. Ish-ministri i Financave të qeverisjes së asokohe, Arben Malaj, i tha “Liberale.al” se regjistri i biznesit “VIP” u krijua fillimisht me 200 tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit, me qëllim që ata të mos hasnin pengesa në shërbime, për shkak të volumit dhe rëndësisë më të madhe që kishte aktiviteti i tyre, në ekonomi.

Sa biznese të huaja (dhe Biznes i Huaj i Madh) ushtrojnë aktualisht aktivitet në Shqipëri?

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të siguruara nga “Liberale.al” subjekte me pronësi të huaj aktive aktualisht janë 5.944. Nga këta subjekte të regjistruara si Biznes i Madh janë 2.092 subjekte. Ndryshe nga fillimi i viteve ’90, ku për investime dhe privatizimet e mëdha, kërkoheshin investime dhe ekspertizë e huaj, edhe pse aktualisht ushtrojnë aktivitetin mbi 2 mijë subjekte të huaja, krahasuar me rreth 26 mijë biznese të mëdha që ushtrojnë sot aktivitet në vend, ato nuk zënë as 10 për qind të peshës specifike.   /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Berisha thirrje për ‘gjyq popullor’ ndaj Ramës: Më 12 nëntor ‘vrimë miu’ nuk do gjesh!

Berisha thirrje për ‘gjyq popullor’ ndaj Ramës: Më 12 nëntor ‘vrimë miu’ nuk do gjesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In