26 pasuri/ SPAK godet Ylli Ndroqin, avokatët: Sulm politik

Prokuroria Speciale ka gjetur të dhëna për të shkuarën e pronarit të medias dhe e akuzon si të përfshirë në trafik droge. Vendos të sekuestrojë asetet e tij dhe dy televizionet. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Pjesa më e madhe mendojnë se ka dy shpejtësi dhe dy standarde në aktet e SPAK nisur nga ky rast. Për pak ditë, ata gjejnë prova, bëjnë hetime dhe sekuestrojnë pasurinë e Ndroqit, ndërkohë që mbajnë zvarrë për muaj me radhë çështje që lidhen me njerëz të afërt me qeverinë ose familjarë të tyre. Lubonja e cilëson sulm politik dhe selektiv. Drejtori i Ora News denoncon presionin me polici. Vokshi, në emër të PD kërkon transparencë.

Dje në mesditë, një lajm u përhap me shpejtësi. Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, raportohej se ishte shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se Gjykata ka pranuar kërkesën për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit, i dyshuar të jetë përfshirë në të kaluarën në trafik droge.



Sipas njoftimit të SPAK, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dymujore, në kuadër të operacionit të policisë “ESAS”, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu”. SPAK, shpjegon se “nga të dhënat e siguruara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri Ndroqi, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) Pasmaçiu (Pasmaçiu), i arrestuar në Turqi”.

Po ashtu sipas SPAK-ut, “Zyra Qendrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit “BAKLLAVA”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos”.

Në kuadër të ligjit Antimafia, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një numri të madh automjetesh luksoze, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, duke qenë se sipas njoftimit, “nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa u përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali”.

Sipas njoftimit zyrtar për administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara: “gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

Pasdite pranë mjediseve të Radio Televizionit ORA, janë shfaqur mjete dhe forca të njësive speciale të policisë. Për Drejtorin e Informacionit të RTV ORA Brahim Shima, prania e policisë është një frikësim ndaj gazetarëve dhe punës së tyre për të thënë të vërtetën. “Një numër kaq i lartë i policisë pranë një institucioni që kërkon të shprehë mendimin e lirë, është absurd”, deklaroi ai në ekranin e televizionit që drejton, duke theksuar se vendimi i SPAK-ut është politik, duke e argumentuar këtë me një sërë kronikash kritike të televizionit ORA ndaj pushtetarëve, si dhe me një padi që zoti Ndroqi ka ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës ErionVeliaj për shpifje. Padia ndaj zotitVeliaj është dorëzuar në 19 qershor të këtij viti. Objekt i çështjes gjyqësore janë reagimet që kryebashkiaku ka bërë teksa pyetej nga gazetarët të RTV ORA, për një sërë lajmesh. Zoti Veliaj është paditur gjithashtu dhe për mos kallëzim krimi, pasi në media ka folur dhe për persona që kanë tentuar t’i vënë gjoba kryetarit të bashkisë.

Edhe për avokatët e Ylli Ndroqit, çështja ka një sfond politik “për shkak të procesit gjyqësor mes zotit Ndroqi dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës”, duke paralajmëruar ankimimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Analisti Fatos Lubonja e quajti në një intervistë në media, një sulm politik, dhe goditje selektive që ka kryer SPAK, për interesat e pushtetit. Ai tha se banda që është në krye, kërkon të frikësojë dhe të mbyllë gojën e njerëzve.

Edhe reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Pjesa më e madhe mendojnë se ka dy shpejtësi dhe dy standarde në aktet e SPAK nisur nga ky rast. Për pak ditë, ata gjejnë prova dhe bëjnë hetime dhe sekuestrojnë pasurinë e Ndroqit, ndërkohë që mbajnë zvarrë për muaj e vite çështje që lidhen me njerëz të afërt me qeverinë ose familjarë të tyre.

Ndërkohë, përmes Albana Vokshit, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

“Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z.Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilitdo, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, PD apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias. Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

PD është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve”, shkruan ish-deputetja në rrjetin social Facebook.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252