Një aktore pakistaneze është dënuar me 26 vite burg për blasfemi, pasi u shfaq në një dasmë të improvizuar në një emision televiziv.
Veena Malik ishte në një emision mëngjesi, kur improvizuan një martesë.
Një grup me muzikantë këndonin një këngë me motive fetare për martesën e vajzës së profetit Muhamed.
I shoqi i saj, Asad Bashir Khan, drejtues i grupit më të madh mediatik në vend, është dënuar po ashtu 26 vjet.
Ai ishte dhëndri në dasmën e stimuluar.
Malik tha se nuk mund ta besojë një dënim të tillë.
“26 vjet burg? Kjo do të thotë gjithë jetën në burg,” tha ajo.
Ajo u shpreh se ka besim tek gjykatat më të larta në Pakistan.
Megjithatë, vendimi ndoshta nuk mund të zbatohet, pasi dasma u bë në qytetin Gilgit, që kontrollohet nga Pakistani, por që është pjesë e rajonit të Kashmirit, që pretendohet nga India.