Kylie Jenner mund të jetë ndarë nga Travis Scott për shkak të 27-vjeçares seksi Rojean Kar.
Scott është përfolur prej kohësh për një lidhje me “bombën” e Instagram-it. Dyshimet janë përforcuar edhe nga pjesëmarrja e kësaj të fundit në festën e ditëlindjes së reperit, si dhe nga postime fotografish të realizuara nga të njëjtat vende ku gjendej edhe 28-vjeçari.
Megjithatë, Rojean i ka mohuar kategorikisht zërat. “Ju lutemi, ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini vetëm, sepse kjo po ndikon në jetën e vërtetë. Faleminderit!”-ka shkruar ajo në “Instagram”.
Scott dhe Jenner u ndanë këtë javë pas dy vitesh së bashku. Ata janë prindër të një vajze 1-vjeçare, të quajtur Stormi.