Aktualitet

275 raste të reja me koronavirus, qytetet ku është shpërndarë infeksioni








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 29/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifrat e reja të situatës epidemike, COVID-19, për 24 orët e fundit në vendin tonë.


Nga 1422 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 275 raste të reja (311 raste te reja ishin dje).


163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.



114 persona janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin në 11007.


Gjashtë pacientë që po kuroheshin nga sëmundja në spitalet COVID kanë ndërruar jetë ditën e sotme (po 6 viktima ishin dje), duke e çuar në 499 numrin e viktimave nga virusi i rrezikshëm. Sot e kanë humbur betejën me COVID-19, 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

1422 testime – Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Lexo edhe :  Nga Shkodra në Gjirokastër - 13 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

114 të shëruar – Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Harta e të prekurve – 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

291 të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

6 viktima –  61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422

Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91


Etiketa: , ,

Pas