Aktualitet

28, 12 dhe 11/ Ulen rastet me koronavirus në Shqipëri, shifrat në 3 ditët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 28/03/20 |
mapo.al

Ditën e enjte Ministria e Shëndetësisë raportoi për 28 persona të infektuar, çka shtoi shqetësim tek institucionet shëndetësore, por edhe tek qytetarët, për një shtim të madh të numrit të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.


Ditën e djeshme ISHP tha se ishin pozitiv me koronavirus, 12 persona, ndërsa sot 11 të tjerë. Kjo tregon një trend në rënie të rasteve me koronavirus në vendin tonë, por për të vërtetuar këtë fakt, duhet të presim edhe javën e ardhshme për të parë si do ecin shifrat.


Java e ardhshme do të tregojë se ku jemi me koronavirusin në Shqipëri“, – u shpreh mjeku Pëllumb Pipero pak ditë më parë.


Në total në Shqipëri janë zhvilluar 1327 teste për COVID-19, ku 197 persona kanë dalë pozitiv. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se testet zhvillohen vetëm për ata që kanë shenjat e koronavirusit.


Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në 3 ditët e fundit

26 mars 2020

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

27 mars 2020

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

28 mars 2020

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19

 

LEXO EDHE:

Koronavirusi në Shqipëri/ 11 raste të reja, shkon 197 numri i të infektuarve


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas