Ore, se s’dua t’iu jap mend atyre prokurorëve, këtej nga shezlloni, po Kryeministri dinte gjë për këtë tenderin që po blihej një kapele polici 300€, apo hiç s’dinte gjë?
Se Kryeministri përveçse iu miraton buxhetin ministrive me detaje mbi programet, njëkohësisht ka SHISH-in, ka audit të Kryeministrisë, ka task forcën anti-korrupsion, ka KLSH, pra ka një milion mënyra për të marrë vesh çfarë po ndodh.
Dhe këtu s’po fut fare rrjetet sociale që u çanë gjatë asaj kohe (se vetëm ne si Nisma e kemi mbyt rrjetin ato kohë me denoncime mbi këtë tender…), s’po fus opozitën që e publikoi skandalin apo emisionet në TV, apo portalet.
Por thjesht kanalet zyrtare të informacionit.
S’dinte gjë Kryeministri çfarë po ndodhte me një nga tenderat më të mëdhenj të atij viti?? 2800€ një uniformë polici turke, si me e ble tek Hugo Boss, dhe KM s’dinte gjë??
Personalisht besoj që jo vetëm që KM e dinte, por të tillë tender, me shifra të tilla, caktohen direkt nga ai kush do ta marrë dhe sa do të përfitojë. S’ka shanse, më shqip “by*hë”, askush të vendosë për të tilla shifra, pa miratimin e tij.
Gjithsesi, ajo që besoj unë s’ka vlerë, vlerë ka fakti. Dhe fakti është 3-kahësh:
1. Ose Kryeministri e ka organizuar dhe përcaktuar vetë fituesin, direkt, çka e bën atë fajtorin direkt.
2. Ose Kryeministri, s’e ka organizuar vetë por ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk ka reaguar me shkarkimin e autorëve dhe përcjelljen e tyre në prokurori, çka e bën bashkëpunëtor në krim.
3. Ose Kryeministri s’ka ditur gjë, i ka shkarë çdo gjë, i ka shkarë buxheti, ia ka futur SHISH-i, ia ka futur Auditi i KM, ia ka futur Task Forca AK, ia ka futur dhe KLSH, dhe kjo e bën atë personalisht të paaftë për atë detyrë dhe përbën neglizhencë të lartë në kryerjen e detyrës.
Kjo e treta në fakt ka zero probabilitet, madje është qesharake thjesht ta mendosh. Se njeriu që ngriti strukturën e patronazhimit nga hiçi dhe merrte vesh ça hante robi i thjesht për darkë në shtëpi, nuk po dika çfarë bëhet në zyrat e tij. Kjo s’ka by*hë ku të rrijë..
Tani, prokurorët e dinë vetë, por unë them që po duan t’i shkojnë deri në fund, është mirë ta kapin të gjithin, se po kapim bishtin e po na ikën koka..
P.S. Një sugjerim për ata që janë tashmë brenda.
Kthehuni në bashkëpunëtorë të drejtësisë! Bëhuni të zgjuar.
Pse ta hani ju të gjithën? Ju keni qenë thjesht zbatuesit. Urdhëruesi ka qenë dikush tjetër. Shoqërisë i bën më shumë benefit me pas urdhëruesit brenda, sesa zbatuesit.
Sepse e patë. Askush s’e vrau për ju, as ju mos e vrisni për askënd.
Se sikur hiç, hiç, do të pjesëtoni kohën e burgut të paktën…