Aktualitet

284 raste të reja me koronavirus, 103 qytetarë shërohen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:12 - 27/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë përditësoi shifrat më të fundit nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1278 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 284 raste të reja (288 raste u konfirmuan një ditë më parë).


Shkon në 19 729 shifra totale të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Sot kanë humbur jetën 7 pacientë, duke shënuar kështu shifrën rekord me të vdekur ditorë që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë (3 viktima u regjistruan dje).



Në tota, 487 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë. 285 qytetarë po trajtohen në dy spitalet COVID të Tiranës.


Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë


1278 testime – Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

103 të shëruar – Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Harta e të prekurve- 119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.

Lexo edhe :  "Po fshihen viktimat e koronavirusit"/ Rama-Bashës: Shkove shumë larg, nesër do t'u drejtohem shqiptarëve

285 të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

7 viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4302
Durrës 809
Fier 551
Shkodër 521
Korçë 506
Lezhë 387
Elbasan 380
Vlorë 338
Berat 238
Kukës 182
Gjirokastër 128
Dibër 92

LEXO EDHE: 

Rekord të vdekurish nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Etiketa: , ,

Pas