Aktualitet

29-vjetori i krijimit/ Shoqata Patriotike Çamëria organizon të shtunën takim përkujtimor





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 17/01/20 |
mapo.al

Shoqata Patriotike Çamëria, organizon një takim përkujtimor ditën e nesërme me rastin e 29-vjetorit të krijimit të saj.


Në një postim në Facebook, Shoqata Patriotike Çamëria fton të gjithë anëtarët si dhe çdo patriot e dashamirës, dat 18 Janar, ora 12:00 tek Hotel Tirana.



Kujtojmë se 29 vite më parë disa grupe patriotësh shqipëtarë të Çamërise u mblodhën mes tyre që në ditët e para plurarizmit politik. Ata pavarësisht nga njëri-tjetri kishin mendimin unanim, të krijimit të Shoqatës Patriotike Çamëria. Pasi u organizuan arritën të themelonin Shoqatën Patriotike Çamëria.


Postimi i plotë

Ditën e Shtunë, datë 18 Janar, ora 12:00 tek Hotel Tirana, Shoqata Patriotike Çamëria, organizon një takim përkujtimor me rastin e 29-vjetorit të krijimit të saj.

Ftojmë të marrin pjesë të gjithë anëtaret si dhe çdo patriot e dashamirës. Ju Faleminderit!


Etiketa:

Pas