Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje katër personat e arrestuar për sasinë rekord të parave të fshehura në dy mjete Toyota Yaris në qershor të këtij viti në portin e Durrësit.
Për 3.4 milionë eurot e fshehura jane pyetur Edi Lika, djali I tij Klevi Lika si dhe shoferi Agim Çeka e Alban Mollaymeri.
Të gjithë të arrestuarit janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të parave të fshehura në bordin e makinave, duke hedhur poshtë kështu akuzat që janë ngritur mbi ta.
Akoma deri më tani nuk janë vënë në pranga dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e dy mjeteve Yaris ku u gjetën paratë.