fbpx

Aktualitet

3.4 mln € me Toyota Yaris/ Apeli rikthen në burg të liruarit 





               Publikuar në : 16:41 - 03/12/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë përsa i përket dosjes “Toyota Yaris”. Apeli ka rikthyer masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin.


Në datën 6 nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit. Ndërkohë, Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.



Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi parash prej 3.4 milionë eurosh. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip “Toyota” janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara.



Etiketa: ,

Pas