Më 10 tetor do të mbahet seanca e parë gjygjësore për padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Balla ka paditur Bashën për shpifje ndaj tij, lidhur me akuzat per shumen e gjetur në dy makinat “Toyota Yaris”. Për kapjen e makinave ”Toyota Yaris” me 3.4 mln euro në portin e Durrësit, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se kreu i grupit parlamentar të PS-së, ishte garant per kalimin e tyre.
Më 20 Qershor të 2018-ës 3.4 mln euro të padeklaruara u gjetën brenda dy automjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës.
Pikërisht për këtë ngjarje është vënë në lëvizje edhe Prokuroria e cila ka kërkuar ekspertizë per levizjen e kamionit që transportonte dy makinat Toyota Yaris