Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

Propozimi i Rektorit të Mjekësisë, Arben Gjata: Të investojmë më shumë në specializimin e tyre dhe t’i mbajmë me detyrim, që mjekët dhe infermierë të mos largohen më në të ardhmen

by us er1
09/10/2022
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti, Shqipëria, Sociale
0

Aranit Muraçi

Eksodi i mjekëve shqiptarë drejt Europës dhe sidomos drejt Gjermanisë, është një fenomen dramatik, që nuk ka të ndalur. Sipas arkivave të Dhomës së Mjekëve në Gjermani numërohen rreth 1.200 deri në 1.500 mjekë, të cilët kanë emigruar drejt Gjermanisë në 10 vjeçarin e fundit, ndërkohë që nga bluzat e bardha në total janë larguar gjatë kësaj periudhe rreth 3.500.



Shifrat dramatike i publikoi Aurora Dollenberg, përfaqësuese e Federatës së Mjekëve shqiptarë të Europës në një intervistë për “Liberale.al”.

Këtu numërohen infermierët në radhë të parë, teksa shihet një eksod masiv i profesionit të infermierisë, si pasojë e kushteve shumë herë më të mira, pagave më të larta dhe sigurisë që kanë këta profesionistë në ushtrimin e profesionit të tyre, në Gjermani. Po ashtu nuk mungojnë edhe farmacistët, dentistët, teknikë laboratori, të shëndetit publik, fizioterapistë, të cilët kanë një tendencë në rritje për të ikur drejt Gjermanisë. Këto shifra janë vërtet shumë alarmante, nëse llogaritet gjithmonë numri i profesionistëve të emigruar, në proporcion me popullatën.

Si mund të ndalet largimi i mjekëve dhe infermierëve?

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, theksoi se kanë institucioni që ai drejton ka kërkuar që të hapen programe specializimi në fushën e mjekësisë, pra përveç 6 viteve fakultet, të jenë të detyrueshme edhe 4 vite të tjera specializim. Gjata nënvizoi për mediat sot se dega e mjekësisë duhet të shoqërohet dhe me detyrim që studentët të qëndrojnë për një periudhë kohe në Shqipëri, që të mos largohen, kur të mbarojnë universitetin.

Ai pranoi se largimi i mjekëve në vende të ndryshme nuk është thjesht një fenomen shqiptar, por një fenomen që ndodh gjithandej, përfshirë dhe Gjermaninë, ndërkohë që ndezi debatin duke propozuar që të ngrihet politika efikase për të parandaluar largimin e bluzave të bardha.

Për shkak të largimit të vazhdueshëm të mjekëve, aktualisht në shumë spitale të rretheve hasen mungesa të mjekëve specialistë. Nëse fenomeni nuk ndalet, ose nuk gjendet zgjedhje, mundet që në një kohë të shkurtër edhe Tirana të përballet me pasojat e mungesës së stafit mjekësor.

Sipas rektorit të mjekësisë, nga ana e institucionit që ai drejton, i është kërkuar qeverisë, që të hapen sa më shpejt programet e specializimit. Gjata propozon se duke e futur në degët prioritare mjekësinë, kjo të shoqërohej dhe me detyrim për të qëndruar në Shqipëri, për njëfarë kohe, pasi studenti të mbarojë për 10 vite fakultetin. Formimi i studentëve të mjekësisë i kushton shumë buxhetit të shtetit shqiptar. Drama më e madhe është largimi, pavarësisht kostos së lartë që shpenzon buxheti i shtetit, për formimin e tij. Pra, duket sikur Shqipëria prej vitesh po investon në mjekësi, për t’u kujdesur për “shëndetin” e Gjermanisë.

Studentët që vijojnë aktualisht specializimin, 4 vitet pas Mjekësisë së Përgjithshme, shpesh ankohen se nuk paguhen ose trajtohen si mjekë “të dorës së dytë”.  Pasi përfundojnë studimet, prej një dekade profesionistë të shëndetit publik po largohen vit pas viti në vendet e zhvilluara të Europës.

Nga plakja e popullsisë së Europës dhe emigracioni, vendet perëndimore gjatë viteve të fundit po përballen me kërkesë të shtuar për mjekë.  Në këto kushte, ato janë duke  rrëmbyer në fushat që kanë nevojë profesionistë nga vendet e tjera të varfra të kontinentit.

Vendi ynë, i konsideruar si më  varfri i Europës, por edhe me problematika të theksuara sociale dhe ekonomike, duke mos u dhënë zgjidhje, është më i godituri nga hapja e tregut të punës me Europën.

Ndaj edhe debati pas propozimit të rektorit të Mjekësisë kërkon zgjidhje: Si mund të parandalohet largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë? /Liberale.al/     

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat

Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In