Bota

3.7 milionë të infektuar/ SHBA dhe Rusia vatrat kryesore të koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 06/05/20 |
mapo.al

Ka shkuar në 3.7 milionë numri i personave që janë infektuar me koronavirus. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten më të goditurat nga ky virus, me 1.2 milionë të infektuar.


Çdo ditë në SHBA shtohen më shumë se 20 mijë raste të reja. Por situata po përkeqësohet në Rusi. Në 3 ditët e fundit janë shënuar më shumë se 10 mijë raste infektimi çdo 24 orë. Aktualisht Rusia ka 155 mijë persona të prekur.


Përveç Rusisë, pjesa tjetër e Europës duket se po ja del. Gjermania ka sot vetëm 22 mijë raste aktive dhe 137 mijë persona janë shëruar. Edhe Italia e Spanja kanë trend në rënie sa i përket vdekjeve dhe rasteve të reja.


Vetëm Britania e Madhe ka shënuar dje më shumë se 4 mijë raste të reja dhe rreth 700 të vdekur.


Ekspertët thonë se shkak ishin masat që u morën me vonesë në Britaninë e Madhe, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës.

 


Etiketa: , , , , ,

Pas