Një 47-vjeçar është vendosur në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Peza”, për posedim armësh dhe municioni luftarak. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me inicialet D.H, banues në njësinë administrative të Pezës, Bashallenj.
47-vjeçarit iu sekuestruan gjatë kontrollit në banesë 1 armë zjarri tip pistoletë dhe tetë fishekë. Po në vijim të kontrollit, në afërsi të shtëpisë, policia gjeti dhe sekuestroi edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov, një pushkë dhe 300 fishekë luftarakë.
Materialet përkundrejt shtetasit D.H. i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.