Aktualitet

3 ditë kërkime, gruas i kthehet pas 61 vitesh unaza e martesës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 04/12/21 |
mapo.al

Peggy MacSween, 86 vjeç, në Benbecula në Ishujt Western,e rimori unazën e martesës, pak ditë më parë, pasi e kishte humbur 60 vite të shkuara, teksa punonte në arën e saj të vogël me patate. Ajo nuk kishte më besim që do të mund ta shihte edhe një herë tjetër metalin e çmuar, pasi i ra nga gishti teksa gërmonte dhe mblidhte patate.







Kur mori vesh këtë histori, një bashkëfshatar nisi gërmimet, dhe siguroi edhe një detektor metalesh.







 




Donald MacPhee e nxori nga toka pas 3 ditësh, dhe pasi kishte hapur 90 gropa.



 

Gjatë kërkimeve ai gjeti shumë shishe, copa të vjetra hekuri.

 

Peggy kujton se si ai u shfaq në derën e saj të shtëpisë, dhe i tha: Kam diçka për ty. Ishte unaza e martesës.

 

“Nuk mund ta besoja, kisha idenë se nuk do ta shihja më kurrë”, ka thënë ajo për BBC.

Gazeta Mapo, e sjell këtë raport në shqip, si një ngjarje që të ngelet në mendje.

 

Peggy nuk e kishte kuptuar se e unaza i kishte rreshqitur nga gishti, derisa u fut brenda në shtëpi.

 

Kur u ndermend, u kthye mbrapsht dhe e kërkoi. Disa herë. Por qe e kotë.

 

Burri i saj, John, me të cilin u martua në 1958, i bleu një tjetër unazë, gjatë një udhëtimi. Ndërkohë që ajo po mbante në gisht, një që ja kishte lënë e ëma.

 

Por pas 61 vitesh, Peggy ka tashmë në dorë, unazën origjinale të martesës.

 

37


Etiketa: , , ,

Pas