Aktualitet

“3 emra në listën e DASH” – Kim: KQZ dhe Prokuroria, vetting kandidatëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 10/03/21 |
mapo.al

Ambasadorja Yuri Kim ka folur sërish nga Elbasani për listat e kandidatëve për deputetë të partive politike. Ambasadorja tha se SHBA-të kanë qenë të qarta për pritshmëritë për kandidatët duke theksuar se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat. Kim theksoi se KQZ dhe Prokuroria duhet të bëjnë vettingun e kandidatëve.






Ambasadorja theksoi se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të dyshuar të përfshirë në çështje korrupsioni.


Kim nënvizon se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten.







“Sikurse e dini kjo javë është e rëndësishme sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Në të shkuarën mendoj që gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se do ishte një kohë e mirë të shikoja situatën, të flisja vetë me njerëzit.




SHBA-të kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër. KQZ dhe Prokuroia të bëjnë vettingun e kandidatëve. Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi, që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA-të, të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht.

Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë, pjesa më e madhe e tyre.

KQZ ka listën dhe është në dorën e prokurorëve dhe institucioneve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Disa kandidatë mund të skualifkohen. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas