Aktualitet

3 fëmijë me 3 partnerë të ndryshëm: Si është jeta për aktoren e njohur?









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 26/01/21 |
mapo.al

Kate Hudson ka tre fëmijë dhe të tre me partnerë të ndryshëm. Aktorja ka një djalë 17-vjeçar me ish-bashkëshortin Chris Robinson, një djalë 9-vjeç me ish-të fejuarin Matt Bellamy dhe vajzën 2-vjeç me partnetin aktual Danny Fujikaëa.



Natyrshëm, lind pyetja, si shkon bashkëprindërimi në grup?


“Unë kam shumë baballarë fëmijësh! Kam fëmijë ngado.” – u shpreh me shaka ylli i “How to lose a guy in 10 days” gjatë një interviste të dhënë së fundmi.




Që prej fillimit të pandemisë, Hudson qëndroi me të tre fëmijët e saj brenda një shtëpi, por kjo ishte eksperiencë e re për aktoren.



“E vërteta është se ka ditë që janë të mrekullueshme siç ka të tjera që më duhet t’i kujtoj vetes të jem mirënjohëse. Unë zgjodha të jem aktore dhe të udhëtoj shumë. S’e mendoja për 1 milionë vjet që do të kalojë 1 vit të plotë në të njëjtin vend. Kur ke shumë fëmijë, ka momente që do të fshihesh në banjë dhe të kërkosh ndihmë që të të nxjerrin prej aty. Gjithsesi, unë jam e vetëdijshme sa me fat jam që ndodhem në shtëpinë time me familjen dhe gëzojmë shëndet. I kujtoj shpesh vetes se ka njerëz atje jashtë që kanë humbur të afërmit, prandaj më mirë të qëndrojmë brenda dhe për pak kohë.”


3 fëmijë me 3 partnerë të ndryshëm: Si është

Pavarësisht se karriera është shumë e rëndësishme për yllin e filmave, prioritet mbetet familja.

“Unë kam një familje të shkëlqyer. Një mama të bukur, një njerk që ka patur një ndikim shumë të rëndësishëm për mua në lidhje me figurën e babait. Gjithsesi,  kjo s’e përjashton faktin që na mundon mungesa e babait tonë. Mendoj se e kam kaluar atë proces. E shoh tim atë dhe e di që dashuria për të ka qenë aty, pavarësisht se sa të komplikuara janë gjërat. Procesi i shërimit është shumë personal, por ndonjëherë mendoj që njerëzit duhet të dëgjojnë që s’janë të vetmit dhe s’janë vetëm.”– përfundoi ajo duke iu referuar marrëdhënies së munguar me babain e vërtet, muzikantin dhe aktorin Bill Hudson.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas