Zyrtari i PD-së, Ervin Salianji e sheh qeverinë me autoritet të degraduar, të pabesueshme, dhe pa kapacitetet e mjaftueshme për të kuruar personalitete si Imzot George Frendo, Kryepeshkopi Janullatos dhe Myftiu Muhamed Sytari.
Teksa i bashkohet lutjeve të besimtarëve për shërimin e tyre të shpejtë, Salianji thotë se pamundësia e qytetarëve, jo vetëm fizike, i shtojnë vuajtjet e tyre dhe të familjarëve.
“Qeveria jo vetëm që nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do t’ia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, shprehet Salianji.
Postimi i Ervin Salianjit në “Facebook”:
Risjellim në vëmendje se tre klerikët e vendit janë dërguar për kurim të specializuar në Turqi, Greqi dhe Itali.
Prej disa ditësh tashmë, ata po përballen me Covid-19. Shqetësuese raportohet gjendja e kryepeshkopit ortodoks, Janullatos, 91 vjeç i cili vuan edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa po trajtohet në një spital të Athinës.
Etiketa: Ervin Salianji, Pandemia COVID-19, PD